Ali Ahmeti shpall fitoren në
shumicën e komunave shqiptare

Ali Ahmeti shpall fitoren në<br />shumicën e komunave shqiptare<br>
Pas mbylljes së procesit të votimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoni, kryetai i BDI Ali Ahmeti , shpall rezultatin në 10 komuna, ndërsa pretendon rezultat pozitiviv edhe në komunën e Gostivarit. 

 “Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ali Ahmeti kryetar i BDI-së dhe njëkohësisht falënderoi votuesit dhe gjitha shtabet e partisë së tij”-thotë Ahmeti

Ndërkohë sa i përket komunës së Gostivarit tha se janë në pritje të rezultateve finale, por njëkohësisht la hapësirë të kuptohet se po përgatiten për humbje të kësaj komune.Ndërkohë nga ana tjetër lideri I LSDM-së, Zoran Zaev  ka thënë se VMRO-ja  duhet të njoh  rezultatin e zgjedhjeve .

“Besoj se VMRO-ja do të grumbulloj forcat dhe do ta njoh rezultatin zgjedhor. Apeloj deri tek udhëheqsia e VMRO-së që në plan të parë të vendosin interesat e Republikës së Maqedonisë”- thotë Zaev/ Alsat

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim