Ali Evsen, dhjetra
dërgesa të dyshimta
Prokuroria Shqiptare, nuk tërhiqet nga hetimet ndaj biznesmenit të kompanisë ajrore "Albanian Airlines", Ali Evsen. Megjithëse njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës vendosi pak ditë më parë pushimin e veprimeve hetimore, tashmë hetimi rreth kësaj çështjeje ndodhet në dorën e Prokurorëve të Krimeve të Rënda. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kësaj të fundit të cilat thanë se kanë regjistruar procedim penal ndaj turkut Ali Evsen, duke u mbështetur në ligjin "antimafia" që bën fjalë për pastrimin e parave dhe hetimit të pasurisë nga persona që dyshohet se janë të implikuar në afera kriminale.
Prokuroria Shqiptare, nuk tërhiqet nga hetimet ndaj biznesmenit të kompanisë ajrore "Albanian Airlines", Ali Evsen. Megjithëse njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës vendosi pak ditë më parë pushimin e veprimeve hetimore, tashmë hetimi rreth kësaj çështjeje ndodhet në dorën e Prokurorëve të Krimeve të Rënda. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kësaj të fundit të cilat thanë se kanë regjistruar procedim penal ndaj turkut Ali Evsen, duke u mbështetur në ligjin "antimafia" që bën fjalë për pastrimin e parave dhe hetimit të pasurisë nga persona që dyshohet se janë të implikuar në afera kriminale. "Momentalisht jemi në fazën fillestare të hetimit, por për tu njohur më së miri mbi transaksionet e dyshimta të biznesmenit Evsen, i kemi dërguar një shresë njësisë hetimore Task-Forcë, në mënyrë që ajo të na verë në dispozicion të gjitha aktet hetimore të administruara gjatë hetimieve të kryera prej saj"-thanë burimet pranë Krimeve të Rënda. Të pyetur nëse gjatë kësaj faze ku ndodhet hetimi kanë marë vendim për sekuestron e llogarive bankare të Evsen, burimet sqaruan se është ende herët për të folur për një vendim të tillë. Pritet që shumë shpejt prokuroria e Tiranës t'i vendosë në dispozicion dosjen hetimore, ku mes akteve ndodhet dhe shkresa e dërguar nga zyra e interpolit i cili pasi mësoi për arrestimin e Ali Evsen në Spanjë, urdhëroi menjëherë autoritet shqiptare për të vënën nën masën e sekuestros prenventive llogaritë bankare të biznemsenit të kompanisë ajrore "Albania Airlines".
Hetimi financiarNjë prokuror dhe një oficer i Policisë Gjyqësore është caktuar për hetimin financiar të biznesmenit Ali Evsen. Pritet që në ditët në vijim organi i akuzës do t'i dërgojë një shkresë për informacion të gjitha bankave të nivelit të dytë që operojnë në vend, për të parë gjendjen financiare të biznesmenit Evsen. Nën "lupën" e hetuesve të Krimeve të Rënda do kalojnë dhe disa kontrata shit-blerje si dhe transaksionet e bëra nga Shqipëria në drejtim të Turqisë, por dhe në drejtim të Egjiptit. Mësohet se nga verifikimet kryera nga njësia Task-Forcë, Ali Evsen ju zbuluan rreth 15 llogari bankare të cilat kapnin një shumë monetare rreth 200 mijë dollarëve.
Arrestimi në SpanjëEvsen u arrestua në qershor 2011 në Spanjë, pasi dyshohet për një sërë akuzash, duke filluar nga korrupsioni dhe pastrimi i parave. Së bashku me të u ndalua dhe një shtetas egjiptian, mik i ngushtë i ish-presidentit të Egjiptit Hysein Mubarak. Evsen dyshohet se ka dërguar miliona euro nga Shqipëria në drejtim të Egjiptit, para këtyre që nuk i dihet burimi se nga kanë ardhur. Momentalisht Ali Evsen hetohet në Spanjë në gjendje të lirë falë garancisë pasurore prej 18 milionë eurosh të deklaruara para gjykatës. Si rezultat i këtij hetimi, zyra e Interpolit i kërkoi dhe autoriteteve shqiptare që të fillonin hetimet ndaj Evsen dhe ngrirjen e pasurisë së tij. Kjo kërkesë e mbërritur në mënyrë urgjente, është ekzekutuar me të njëjtën shpejtësi nga Prokuroria e Tiranës, e cila pasi kreu dhjetëra veprime hetimore konstatoi se Ali Evsen nuk është autor i veprës penale për të cilën dyshohet, duke vendosur pushimin e hetimeve. Ndërkohë që për sa i përket interesimit të autoriteteve spanjolle dhe atyre turke mbi këtë çështje, burimet shtuan se deri në këtë periudhë ende si ka ardhur asnjë kërkesë për informacion.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
88.6%
-
Jo
9.6%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 13400
Lajme të tjera
-
Rama publikon pamjet nga kantieri i transformimit urban në lumin Gjanicë: Deri dje ishte një vatër ndotje, sot është një arterie e gjelbër
31 Mars, 08:28
-
‘Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se, kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të spiunonte dy shokët e tij të ngushtë…’/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik
31 Mars, 08:23
-
Vritet me thikë një 60-vjeçare shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj
31 Mars, 08:08
-
E mbajtën të fshehtë prej vitesh dhe ishin hermetikë për lidhjen e tyre, Flor Mumajesi pozon pranë partneres
31 Mars, 08:01
-
Ukraina përkujton masakrën e Buçës
31 Mars, 07:56
-
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet as në muajt e parë të 2023
31 Mars, 07:52
-
Për çfarë akuzohet ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump?
31 Mars, 07:51
-
Donald Trump i pari president në SHBA i vënë nën akuzë penale, demokratët: Askush nuk është mbi ligjin
31 Mars, 07:45
-
PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini
31 Mars, 07:40
-
Lufta/ Turqia ratifikon pranimin e Finlandës në NATO! Shtëpia e Bardhë: Amerikanët duhet të largohen menjëherë nga Rusia
31 Mars, 07:16
-
‘Në punë do të dëshironit një ndryshim...’, horoskopi për ditën e sotme
31 Mars, 07:05
-
Hera e parë në historinë amerikane, ngrihen akuza penale ndaj një ish-presidenti në SHBA! Donald Trump: Po persekutohem politikisht
31 Mars, 07:03