TIRANE- Gjykata e Tiranës ka urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të kompanisë ajrore “Albania Airlines” si dhe sekuestrimin e 4 avionëve të kësaj kompanie, prona të biznesmenit Ali Evsen. Shtetasi turk, me pasaportë shqiptare, u arrestua pak kohë më parë në Spanjë për pastrim parash.
Biznesmeni, i cili gjatë gjithë vizitës që kryeministri Berisha zhvilloi në Azerbajxhan javën e kaluar, u shfaq gjithnjë në krah të tij rezulon se ka rreth 1.6 milion euro borxh 2 kompanive holandeze, “Global Collection Service B.P GCS” dhe “Global Collect B.P”, dhe shoqërisë Tirana International Airport shpk.
Dy kompanitë holandeze dhe shoqëria Tirana International Airport shpk depozituan në gjykatën e Tiranës kërkesë padi për marrjen e masave për sigurimin e padisë, me qëllim garantimin e pagimit.
Tirana International Airport shpk, i kërkoi gjykatës marrjen e masave për sigurimin e padisë me qëllim garantimin e pagimit të shumës 1.064 253 euro, duke sekuestruar llogaritë bankare në emër të kompanisë së fluturimeve, Albanian Airlines.
Cështja është gjykuar nga gjyqtarja Elona Stavri e cila me vendim të datës 14 shkurt 2012 vendos pranimin e kërkesës dhe sekuestrimin e sendeve të luajtshme të regjistruara në emër të shoqërisë “Albanian Airlines” pranë Autoritetit Civil.
Ndërsa pak muaj më parë, gjyqtarja Blerina Muça gjykoi kërkesën për sigurimin e padisë nga 2 kompanitë holandeze, “Global Collection Service B.P GCS” dhe “Global Collect B.P”. Me vendimin e datës 19 dhjetor 2012, gjyqtarja vendos bllokimin e llogarive bankare si dhe sekuestrimin e 4 avionëve deri në masën e 646.907. 72 euro, debiti që Albanian Airlines i kishte këtyre kompanive.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
9.9%
-
Jo
89.4%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 16742
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35