Alia: Kështu do
ta mbajmë pushtetin

Alia: Kështu do <br />ta mbajmë pushtetin
Zhvillimet "demokratike" në vendet e ish-bllokut komunist në fund të viteve '80, ishin zbatim i direktivave të ish-udhëheqësit sovjetik, Mihail Gorbaçov, që regjimet e Lindjes të bënin "retushime" për të mbajtur pushtetin, edhe pas të ashtuquajturit pluralizëm. Agron Sula, një nga pjesëmarrësit aktivë në Lëvizjen Studentore 90-të si dhe student i grevës së urisë së Shkurtit 91, si student i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë, sjell për "Shqiptarja.com, materialin e Gorbaçovit, të mbajtur në Katovicë të Polonisë në 1986 dhe që u analizua në mbledhjen e Byrosë Politike të PPSH-së dhe Ramiz Alia në tetor 1989.

"Kabllogrami nr.1-shkruan Sula, zbulon se qëllimi i vërtetë i ardhjes së udhëheqësit sovjetik në Tiranë kishte të bënte me dekorimin nga ana e tij të padronëve sundues të tranzicionit shqiptar dhe në vecanti pasmortum për Alinë, për zbatimin me përpikëri të porosive të tij, sipas letres sekrete të mëposhtme derguar atij dhe që u bë udhërrëfyes në mbledhjen e Byrosë Politike, në Tetor 1989, dhe të dy dekadave histori në Shqipëri.

LETRA
Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë analizohet nga ai vetë dhe miratohet unanimisht në Mbledhjen e Byrosë Politike, tetor 1989) "Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet
se kush është miku dhe kush është armiku.

Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t'u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë. Strategjia është e qartë dhe kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë.

Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste.

"STRATEGJIA E RE"
Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona.

Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëherë mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t'i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme.

Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

"KËRCËNIMI"
Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë.

Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi pasur me ta, duhet ta dini se na bashkon akuza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha.

Këta të fundit do t'i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, sido që të shkojnë punët,
uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni.

Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbajeni
mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat! Do të bisedojmë
dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave.
Ju uroj punë të mbarë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh