Kryetari i Partisë Demokratike emëroi z.Besnik Aliaj në krye të Departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban.
Besnik Aliaj është një nga personalitetet më të spikatur të kësaj fushe në dy dekadat e fundit në Shqipëri.
Doktor i Shkencave në Planifikim Territori, z. Besnik Aliaj e ka nisur aktivitetin e tij në fillim të viteve 90 në qeverisjen vendore. Për 16 vite ka qënë pedagog në Universitetin e Tiranës, dhe në Akademinë e Arteve të Bukura.
Dr.Aliaj ka kryer studime pasuniversitare dhe specializime në Danimarkë, Hollandë, Norvegji, Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dr. Aliaj ka bashkëpunim të vazhdueshëm me organizmat ndërkombëtare dhe është autor i dhjetra botimeve dhe punimeve shkencore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban.
Besnik Aliaj është prej dy dekadash një nga zërat më të spikatur të shoqërisë civile. Themelues i organizatës jo qeveritare në fushën e planifikimit dhe zhvillimit Urban CO-PLAN, Aliaj e nisi angazhimin politik në vitin 2004-2005 si pjesëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave KOP, pranë PD.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 Besnik Aliaj kandidoi për Partinë Demokratike përballë kryeministrit te atëhershëm Nano.
Besnik Aliaj është zgjedhur në tre legjislaturat e fundit në Këshillin Bashkiak të Tiranës si këshilltar i Partisë Demokratike. Ai është themelues dhe drejtues i Universitetit Polis, institucion elitar i arsimit të lartë dhe kërkimeve shkencore në fushën e arkitekturës, planifikimit urban dhe inxhinierisë, me reputacion të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar.
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.4%
-
E Komitetit Olimpik
12.3%
-
E qeverisë
4.3%
Vota total: 8834
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bulqizë/ Zjarr përhapet pranë zonave të banimit, rrezikohet një shtëpi
13 Gusht, 21:09
-
Vihen në kontroll zjarret në Athinë! Qeveria jep 4.7 milionë euro për zonat e prekura
13 Gusht, 21:03
-
Hidhet me kokë tek 'Syri i Kaltër', pushuesi nga Tirana plagoset rëndë dhe niset me helikopter drejt Traumës
13 Gusht, 20:41
-
Protesta në aksin Thumanë-Kashar/ Momenti kur policia hedh gaz lotsjellës drejt banorëve
13 Gusht, 20:40
-
Zjarr në pyjet e kullotat e Kangrazhdit në Burrel, era favorizon flakët! Zjarrfikësit në terren
13 Gusht, 20:11
-
Protesta për aksin Thumanë- Kashar/ Qytetarët i vendosin flakën shkurreve dhe gjuajnë me gurë policinë
13 Gusht, 20:07
-
Tiranë/ Aksidenti i trefishtë tek Unaza e Madhe, krijohet trafik i rënduar prej Kodrës së Diellit deri në Sauk
13 Gusht, 19:58
-
Lekët e xhiros që dyshohet i morën jetën! 'Dëshmitarët mbyllën sytë dhe veshët', ja sa para u gjetën në xhepat e Egli Progës
13 Gusht, 19:47
-
Alban Daci: A është e vërtetë ‘teoria e superioritetit’ të Perëndimit/Europës ndaj Rusisë për Luftën e Ukrainës?
13 Gusht, 19:26
-
Afera Partizani/ Berisha thyen sërish arrestin shtëpiak, kësaj radhe pret ish-deputetin e Kosovës të dënuar për vrasje
13 Gusht, 19:18
-
Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë
13 Gusht, 19:09
-
Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit
13 Gusht, 19:06