Gjyqtari Arjan Aliaj i cili 4 javë më parë pezulloi nga detyra drejtorin e policisë Haki Çako ka dëshmua në prokurorinë e përgjithshme mbi hetimin e nisur për kërcënimin e tij. Ky hetim është nisur nga Prokuroria e përgjithshme ndërsa mësohet se gjyqtari ka deklaruar se nuk është kërcënuar nga askush, por është ndjerë nën presion nga akuzat e ministrit të Brendshëm saimir tahiri. “Vendimet i kam dhënë bazuar në ligj e prova” mësohet të ketë deklaruar Aliaj para hetuesve dhe se kuptoj pse duhet të sulmohem. Pak ditë më parë për këtë hetim dëshmoi dhe vetë ministri Saimir Tahiri, ndërsa pas kallëzimit të këshillit të lartë të drejtësisë për kërcënimin e gjyqtarit Aliaj ende Prokuroria nuk ka marrë një vendim nëse do të çoj në gjykatë apo pushoj këtë procedim penal.

“I qëndroj deklaratave”
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri menjëherë pasi u mor në pyetje në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj kallëzimit që është bërë nga KLD-ja pas akuzave që ai ka bërë ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, ku ka theksuar se i qëndron të gjitha akuzave që ai ka bërë ndaj gjyqtarit. Ndërkohë që ka thënë se në sistemin e drejtësisë nuk ka vetëm gjyqtarë që kanë bërë korrupsion në kurriz të qytetarëve, por kanë kryer edhe vepra të tjera penale si plagosje etj. ”Isha në prokurori, iu përgjigja thirrjes së saj për të dhënë sqarimet për deklaratat që kam bërë ndaj gjyqtarit Aliaj, pas një kallëzimi nga KLD. Sqarova që i qëndroj deklarimeve që kam bërë, sepse unë besoj se ka shumë nevojë për të parë në detaje dhe në mënyrë të imët punën e çdo gjyqtari pavarësisht vullnetit që kemi ne për të zbatuar vendimet e tyre”. Ai ka theksuar se, askush nuk mund ta ndalojë që të thotë të vërtetën mbi vendimet absurde e skandaloze të gjyqtarëve në vend në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Vendimi për Çakon
Shkak i konfliktit mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe gjyqtarit Arjan Aliaj ka qënë dhënia e një vendimi penal nga gjyqtari që pezullonte nga detyra tre zyrtarë të Policisë së Shtetit, mes tyre dhe Drejtorin e Policisë Haki Çako.Pas këtij vendimi gjyqtari Aliaj, është vënë në qëndër të sulmeve nga Tahiri dhe kryeministri Edi Rama. Këto sulme,janë diskutuar dhe në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtarët e të cilës kanë vendosur ti drejtohen me një kallëzim penal Prokurorisë së Përgjithshme, kundër ministrit Saimir Tahiri, pasi sipas anëtarëve të KLD, ai me deklaratat e tij kishte kërcënuar dhe kanosur në detyrë gjyqtarin Arjan Alia. Në fakt ky gjyqtar njihet dhe si gjyqtari që pak vite më parë liroi nga qelia babain e Saimir Tahirit, Bashkim Tahirin, të arrestuar për kontrabandë të ilaçeve.

Pas Çakos
Shkak i konfliktit mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe gjyqtarit Arjan Aliaj ka qënë dhënia e një vendimi penal nga gjyqtari që pezullonte nga detyra tre zyrtarë të Policisë së Shtetit, mes tyre dhe Drejtorin e Policisë Haki Çako.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)