Alibeaj: 10 ditë nga arratisja e
Balilit, Rama e Tahiri e shpëtuan atë

Alibeaj: 10 ditë nga arratisja e<br />Balilit, Rama e Tahiri e shpëtuan atë
10 ditë pas ngjarjes së bujshme të ‘’Escobarit’’ të drogës Klemend Balili i akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe që kërkohet nga autoritet greke, Partia Demokratike vazhdon denoncimet për këtë çështje.

Një një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit për Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje me Klemend Balilin dhe se e ndihmuan që të arratisej jashtë Shqipërisë.

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj:

Sot u bënë 10 ditë nga arratisja e drejtorit rajonal të Edi Ramës, Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Eskobari i Ballkanit, sic e quajti CNN, arriti ti shpëtonte aksionit të organizuar nga disa shtete të Europës përfshirë dhe DEA-n amerikane.

10 ditët e arratisjes së tij, janë 10 ditë që na kujtojnë lidhjen e Balilit me Ramën dhe Tahirin.

Janë 10 ditë që dëshmojnë sabotimin dhe tradhtinë që Saimir Tahiri u bëri policisë greke, belge e DEA-s amerikane, duke i dhënë Balilit mundësi për t’i shpëtuar drejtësisë.

Policitë e vendeve të BE dhe DEA e dinin mirë se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë dhe ministrin tonë të brendshëm, ndaj dhe i kishin përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar.

Këtë e tregon qartë dhe deklarata e Europol e datës 13 maj, 2016.

Megjithatë, në vend që të mbikqyrte Balilajn, Tahiri mesaduket mbikqyrte aksionin ndërkombëtar dhe kështu kur partnerët iu afruan trafikantit, drejtorit rajonal të Edi Ramës, ministri i brendshëm i dha ndihmën e nevojshme për tu arratisur.

Një fushë ku tashmë Tahiri dhe Rama kanë përvojë të pasur, siç bënë dhe me Frrokun, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit.

Çdo ditë në arrati e Balilit, është një akuzë më shumë për Tahirin e Ramën.

Çdo ditë në detyrë e Tahirit, është një ditë më shumë në pushtet e krimit, e bandave e trafikantëve të drogës.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës