Alibeaj: Balla autogol Ramës, ​Zagani 
s'është dënuar nga Krimet e Rënda

Alibeaj: Balla autogol Ramës, ​Zagani <br />s'është dënuar nga Krimet e Rënda<br>
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar në Facebook, duke thënë se Taulant Balla konfirmon zyrtarisht gjënjeshtrën për Dritan Zaganin.

Alibeaj ka akuzuar Edi Ramën se ai gënjeu drejtëpërdrejtë miliona shqiptarë, ku për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe Habilajt, po sulmon përsëri Dritan Zaganin si “të dënuar nga Krimet e Rënda”.
 

Më tej Alibeaj shpjegon se vendimi është i gjykatës së Vlorës dhe jo i Krimeve të Rënda, siç thotë Rama. Është për largim nga vendi, jo për shpërdorim detyre.

Statusi i plotë:

AUTOGOLI I RAMËS: BALLA KONFIRMON ZYRTARISHT GENJESHTRËN PËR ZAGANIN

Para dy ditësh Rama gënjeu drejtpërdrejt miliona shqiptarë, kur për të mbrojtur Tahirin dhe Habilajt, sulmoi përsëri Dritan Zaganin si “të dënuar nga Krimet e Rënda”. Sot për të dytën herë rradhazi Balla konfirmoi zyrtarisht gënjeshtrën e Ramës:

1. Vendimi është i gjykatës së Vlorës, dhe jo i Krimeve të Rënda, sic tha Rama. 
2. Është për largim nga vendi, jo për shpërdorim të detyrës.

Pasi Zagani zbuloi dhe denoncoi trafikun e drogës së Habilajve, Saimir Tahiri dërgoi oficerët e shërbimit të kontrollit të brendshëm të Ministrisë së tij dhe e arrestoi në mes të natës.

Po këta vartës të Tahirit e paditën Dritan Zagarin në prokuroirnë e krimeve të rënda. Por akuzat e tyre ishin kaq të pabaza sa Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e mori përsipër hetimin dhe ja kaloi çështjen Prokurorisë së Vlorës vetëm për shpërdorim detyre.

Dritan Zagani u largua nga Shqipëria sepse zbuloi se krimi dhe qeveria ishin bërë një. Zagani e kuptoi para të gjithëve se Tahiri dhe Rama ishin në shërbim të krimit dhe të vetmit oficerë policie që ata toleronin ishin ata që ngarkonin thasët e drogës dhe fiknin radarët. Zagani iku sepse e kuptoi se jeta e tij dhe e familjes së tij ishin të rrezikuara. Zvicra i dha azil politik.

Siç janë detyruar ta pranojnë vetë, dhe sic faktojnë përgjimet e Antimafias, për katër vite krerët e policisë kanë bashkëpunuar me trafikantët. Por në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar, arrestuar dhe sulmuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin. Kjo tregon më thjeshtë se gjithcka se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

Pas gjithë këtij persekutimi, dëshpërimi dhe paniku i Edi Ramës tani ka arritur në nivele të tilla sa kërkon mbrojtje prej Taulant Ballës. Që ky i fundit e nxorri Ramën bllof dhe zyrtarisht gënjeshtar, është sa shenjë e trashjes së tij, aq edhe triumf i Dritan Zaganit dhe të vërtetës mbi Edi Ramën.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023