Alibeaj: Ja rastet kur ministrat u
bënë sekserë të punësimit /Foto

Alibeaj: Ja rastet kur ministrat u<br />bënë sekserë të punësimit /Foto
TIRANE - Kreu i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar ministrat e kabinetit Rama se janë kthyer në sekserë të çështjes së punësimit në vend edhe nëpërmjet ryshfetit
 
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Alibeaj ka sjellë disa raste konkrete kur ministrat sipas tij kanë ndërhyrë për punësime në sektorë të ndryshëm.

Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve që me 17 dhjetor t'i bashkohen opozitës për të protestuar përpara Parlamentit.


pd
pdpd
 
Ne foto: Emrat e personave te punesuar dhe deputetet apo ministrat qe sipas PD kane nderhyre per punesimin e tyre

Deklarata e plotë e Alibeajt
Rama thotë se po bën shtet, dhe ka ardhur për të bërë shtet jo për të punësuar njerëzit në shtet.
Kjo sigurisht është një prej gënjeshtrave e mashtrimeve të koleksionit të tij.
Ai në fakt është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, një ngrehine me lidhje nepotike, ku në punë të fut vetëm paraja dhe njohja me deputetin e ministrin.
Ja cfarë ndodh në drejtorinë e Burgjeve.
Ky dokument konfidencial, që qëndron në tavolinën e Drejtorit si kujtesë për të, tregon të punësuarit, dhe në krah të tyre, sekserin.
Në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri.
Në 11 raste, sekseri është fatmir Xhafaj.
Në 6 raste, sekseri është ministrja kushërirë, Milena Harito.
Në 5 raste, sekseri është Ditmir Bushati
Në 4 raste, sekserja është Lindita Nikolla
Në 6 raste, sekseri është Rakip Suli.
Në 4 raste, sekseri është Sadri Abazi.
Në 7 raste, sekserja është Vasilika Hysi
Në 6 raste, sekseri është Besnik Bare.
Në 7 raste, sekseri është Pandeli Majko
Ky pra është shteti i Edi Ramës.
 
Një shtet i korruptuar, tribal, që funksionon me lidhje nepoltike e me rekrutime me para në dorë.
Skandale si këto e një qeverie të zhytur në korrupsion e krim e kanë ngritur popullin në këmbë.
Padrejtësi si këto kanë nxitur revoltën e madhe popullore.
Ndaj qytetarët, të majtë e të djahtë, pa dallim, janë në këtë protestë për ta shporrur këtë shtet të korruptuar e kriminal.
Me 17 dhjetor, të enjten, në dyert e parlamentit për të ndalur qeverinë më të korruptuar të popullit më të varfër në Europë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit