Alibeaj: Krimi në partneritet me
Ramën e Tahirin,terrorizon qytetarët 

Alibeaj: Krimi në partneritet me<br />Ramën e Tahirin,terrorizon qytetarët 
Kreu i Departamentit për Rendin e Sigurinë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thënë sot në një deklaratë për mediat se, krimi është në partneritet me Kryeministrin Edi Rama e Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe se ai po terrorizon qytetarët në mes të Tiranës.
 
Duke iu referuar ngjarjeve të një ditë më parë, Alibeaj tha se, është shtuar pasiguria publike duke e kthyer kryeqytetin në vendin më të pasigurtë ku sundojnë krimi e bandat.

Ja deklarata e plotë
Një seri atentatesh dhe shpërthimesh me eksploziv kanë tronditur Tiranën, duke mbjellë terror e frikë e duke shtuar pasigurinë publike. Ky përkeqësim i rendit dhe i ligjit e ka kthyer kryeqytetin dhe vendin në ditën më të keqe të sundimit të bandave dhe kriminelëve.
Atentatet me armë e me eksploziv në mes të Tiranës vijnë në kohën e klimës së miqësisë dhe partneritetit që ekziston mes qeverisë, mes Edi Ramës e Saimir Tahirit me krimin.
Vetëm kjo e shpjegon lehtesinë me të cilën krimi hedh në erë me tritol dhe ekzekuton, në zemër të Tiranës, në një serial që përsëritet çdo ditë.
Vetëm në 12 orët e fundit: një shpërthim tritoli te Rruga 5 Maji ndaj një biznesi, nje atentat tek Komuna e Parisit ndaj një biznesmeni, një vrasje në zonën e ish bllokut. Ndërkohë që të dielën pati shpërthim me eksploziv te rruga e Kavajës dhe pranë stadiumit Qemal Stafa.
Valë e pahasur më parë e krimit, e rënies së rendit dhe sigurisë publike.
Qytetarët në Tiranë e mbarë vendin janë të shqetësuar. Vetëm Edi Rama jo, i cili ka prioritet luftën brenda partisë dhe tenderat e koncesionet për miqtë. I pashqetësuar nga kjo valë krimi është dhe Saimir Tahiri, i cili ka prioritet miqësinë e përfitimet prej krimit, dhe jo qytetarët e rendin publik.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje