Enkelejd Alibeaj ka kujtuar 2 korrikun 1990 duke thënë se kurajozët thyen barrierën e fundit të diktaturës komuniste. Alibeaj thotë se ishte goditja më e rëndë e regjimit komunist ndërsa ëndrra e shqiptarëve mbetet 'Shqipëria si Europa'.
"Me 2 korrik 1990 djem dhe vajza kurajozë, thyen barrierën e fundit të diktaturës komuniste. Kështu i dhanë shpresë shqiptarëve se e ardhmja ishte matanë atij muri hermetik. 2 korriku nuk ishte vetëm largimi drejt ëndrrës por ishte dhe goditja më e rëndë që mori regjimi komunist.
Shqiptarët kishin dhe kanë një ëndërr: Shqipërinë si Europa! Një ëndërr që sot, 32 vite pas rënies së atij muri, mbetet e parealizuar plotësisht. Sepse dhe pas 32 vitesh jemi në betejë me të keqen, me atavizmat e së shkuarës që kanë ngritur muret e reja që po i mbajnë shqiptarët ende larg perëndimit.
Ndaj sot, të gjithë sëbashku, duhet të shohim dritën e shpresës dhe të pëpiqemi të rrëzojmë muret e reja. E bashkë me to dhe mbeturinat e mureve të vjetra. Për realizuar ëndrrën e përbashkët të shqiptarëve. Shqipërinë si Europa!", shkroi Alibeaj.
Lajmi kryesor: