Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së ministrit Saimir Tahiri për arrestimin e Emiljano Shullazit të cilën e quan veprim të dëshpëruar të atij që e ndjen lakun në fyt.
Në reagimin e tij, Alibeaj teksa hedh një sërë akuzash thotë se ministri Tahiri do ketë të njëjtin fat me Shullazin, pasi sipas tij të gjithë e dinë bashkëpunimin e tyre.
Ja reagimi i plotë i Enkeljed Alibeaj.
Reagimi i Tahirit eshte veprim i deshperuar i atij qe e ndjen lakun qe po i shtrengohet. Arrestimi i befte i padronit te tij, e ben cirakun Tahir te flase percart pa guxuar tja permende njehere te vetme emrin.
Sigurisht e dine te gjithe, shqiptaret dhe nderkombetaret se Tahiri nuk ka dore ne arrestimin e Shullazit. Tahiri po, ka dore ne gjakun qe u ka pire Shullazi biznesit duke u vene gjoba dhe tritol.
Tahiri ka dore ne lehtesite e kultivimit dhe trafikut te droges dhe pesefishimin e parcelave me hashash, kete e dine shqiptaret e nderkombetaret. Nxiton sot te shkeputet nga padroni i tij, por 3 vite bashkepunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me nje deklarate te mjere. Shpejt do i vije radha dhe atij. Ora po troket per te dhe banditet qe po i marrin frymen vendit. Te njejtin fat do kene.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com