Alibeaj prezanton Gugën për Tepelenën: Nga korrupsioni shpëtojmë duke hequr qafe të majtën! S’bëhet politikë me Non Grata, s’do e marri partinë me vete në varr Berisha

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka sot prezantuar kandidatin për Bashkinë Tepelenë, Sokol Guga. Alibeaj ndau me demokratët e zonës, shqetësimin dhe atë çka PD kaloi gjatë kësaj kohe me përçarjen e partisë pas Non Gratës së Berishës.

“PD si asnjë parti tjetër në lindje, ka arritur të tregojë në këtë 1 vit e gjysmë që ka fuqi brenda vetes që te bëjë një pastrim, një distancim nga ajo pjesë e vetja që nuk i ben nderë, përfaqësuar nga Seli Berisha. Është e thjeshtë kjo. E vonuar ishte, mori shkak nga një ngjarje që ishte dizenjimi si non grata i tij,  për këtë nuk kemi meritë ne, merita jonë qëndron tek qëndresa. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne dhe për të gjithë ju që keni qëndruar. Sepse kemi qenë para një dileme të madhe, a ti qëndrojmë kultit të individit dhe ti rrimë afër atij pavarësisht se SHBA dhe më pas dhe Mbretëria e Bashkuar e kishin nxjerrë si non grata, por ama do të kishim një kosto te madhe. PD do të izolohej ndërkombëtarisht. Asnjë derë nuk do hapej për ne. Partia që lindi pas 50 viteve izolim të Shqipërisë. Do shndërroheshim tamam ne një bunker. Zgjedhja tjetër ishte të ruanim PD, orientuar nga perëndimi me aleatë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE dhe me koston që të largonim atë që ishte një problem shkaktuar prej tij, Sali Berishës. I cili në fillim tha do e zgjidh në mënyrë personale, nuk do të përfshijë demokratët. Kështu tha? Është çështje personale, do ta zgjidh në mënyrë personale, nuk do të përfshijë demokratët. Ishte në fillim qëndrim fisnik prej burri shteti. Çfarë ndodhi? Mori kazmën. Mori kazmën për ti rene PD, fizikisht. Më 8 Janar e mbani mend? Dhe përse e beri këtë? E beri sepse donte të përdortë PD si bunker. Kini parasysh që SHBA nuk e kishte thjeshtë dhe vetëm me Sali Berishën dhe u bë vetëm për atë.”- tha Alibeaj.

Alibeaj u shpreh se mënyra sesi mund të ndalohet korrupsioni në vend është nëpërmjet distancimit nga politika e vjetër dhe nga Berisha. Ai u shpreh se si kryetar i komanduar ua shtriu dorën demokratëve të dalë nga primaret por ata nuk pranuan.

“Sepse nxjerrja si non grata nuk është se u bë vetëm për atë, u bë në të gjithë rajonin. U bë në Bosnje, u bë në Mal të Zi, për disa nga përfaqësues të tjerë. Pra është një lëvizje e amerikanëve për të shpëtuar këtë rajon nga kolera që e ka kapur, që është, korrupsioni. Sot, në qoftë se do ta lexosh se çfarë është sot shteti shqiptar, është thjesht dhe vetëm korrupsion nga koka te këmbët, nga qenrda në bazë, ja dhe këtu në Tepelenë. Paratë e mëdhaja që I jep Edi Rama Tërmet Peçit, nuk janë gjë tjetër veçse jep para, mbushja gojën, edhe për t’I vjedhur ato para. Shtro ndonjë lule, shtro ndonjë gurë, pjesa tjetër, në xhep. Është pushtet i ngritur vetëm mbi vjedhjen. Dhe kjo është një plagë e madhe edhe për ne, edhe për demokratët. Do të duhet ta kuptojmë, nëse duam të jemi të suksesshëm në zgjedhje, duhet të jemi qartësisht të distancuar nga korrupsioni, nga e shkuara, të japim edhe sot prova. Nga e shkuara si? Duke bërë atë që ndodhi në një vit e gjysmë. Distancim nga Sali Berisha, në kuptimin jo personal. Në kuptimin njerëzor, ore ndjej keqardhje unë aty, po si mentalitet “partia lind me mua, partia është e imja, vdes politikisht unë, pas meje vjen dhe partia”. Jo kjo nuk funksionon kështu. Partia nuk është e një personi. Partia është e gjithë atyre njerëzve që kanë kontribuar, kanë vënë nga një tullë, dhe që kanë edhe moralitetin dhe idealin në këtë pikë. Çkemi bërë deri më sot, është ndosha një ngjarje e madhe. E kanë bërë vetëm njerëz të lirë, njerëz të ndershëm, siç janë demokratët. I shtrimë dorën, mos e ça partinë, refuzoi. Kur erdhi çështja për të nxjerr kandidatët, meqë I nxorren nga primaret, përsëri ua shtrimë dorën, për të mirën e qytetarëve, duke qenë se e keqja më e madhe këtu gjithmonë është Edi Rama.”- tha ai.

Më tej, demokrati u shpreh se ndjen keqardhje që ata kandidojnë me partinë e Ilir Metës.

“Dhe ia vlen që edhe pse kishim përplasje me njëri-tjetrin, I gëlltitëm ne, po mor po I gëlltitëm ne. Dakord, po I lëmë, po I harrojmë, hajde dalim me një kandidat, më të mirin. Të bashkohen forcat dhe të fitojmë, e refuzoi. 3 mars, thash dakord kandidatët e primares, edhe pse kam dyshimet e mia se si I kanë nxjerr, në një process jot ë ndershëm. Megjithatë le të jenë kandidatë, të vijnë nën siglën e Partisë Demokratike, e refuzoi dhe këtë. Dhe e fundit ishte, shkoi dhe u fut nën sqetullën e Ilir Metajt. Ky është fundi, politikisht ky është fundi. Miq, e shok, e demokratë, kemi qenë të gjithë së bashku sa jemi nën këtë streh, tek Partia Demokratike. Në momentin që ndonjë vëlla, mik, shok, quajeni si të doni, heq fanelën e Partisë Demokratike dhe vesh fanelën e kuqe të së majtës, madje të së majtës më pazarxhie siç është LSI-ja, jo nuk janë më demokratë. Keq më vjen, kanë bërë zgjedhjen e tyre, kështu e kanë menduar, por unë kam shumë herë më tepër respekt për njerëzit që janë këtu dhe që i qëndrojnë Partisë Demokratike në ditë të vështira.”- tha Alibeaj.

Alibeaj e prezantoi kështu Sokol Gugën përpara demorkatëve duke u shprehur se partinë nuk do e marri Berisha me vete në varr.

“Ndaj miq, nga moment që është bërë kjo ndarje, e ka bërë ai, e kanë bërë ata, kanë gjetur më mirë të strehohen tek e majta, është detyrim I yni që të prezantohemi në zgjedhje, në këtë situatë që jemi të vështirë, të plagosur jemi ne. Gjithë ai proces 1 vit e gjysmë, të plagosur jemi.

Se nuk mund të jetë Rama, e dini marrëdhënien që ka krijuar me perëndimin, se s’mund të jenë Berisha e Meta me non gratat dopjo që kanë mbi kurrizin e tyre. Është vetëm Partia Demokratike.

A do të jemi ne të aftë, a do të jemi ne të zotë ta bëjmë këtë gjë, kjo na ngelet ne. Kemi aftësinë, kemi mundësinë, kemi kapacitetet, ky është targeti ynë, pjesën më të kultivuar të shoqërisë shqiptare. Ata që janë, ajo është zemra e një shoqëria, ajo është pjesa e shoqërisë që çon para. E pra miq, sa mirë  që ka ndodhur ky process, e din ë kohëra të vështira, porn ë fakt ndoshta historia ndonjëherë na ka zgjedhur në. Nuk vdes Partia Demokratike, nuk ka për ta marrë në varr Sali Berisha, jo. Është partia e kontributeve, është partia e njerëzve që kanë dhënë dhe jetën për Partinë Demokratike në kohëra të vështira, shumë të vështira. Nuk është parti që ka kultin e individit, jo është e gjithë njerëzve, është feja jonë e përbashkët. Aty do jemi ne, është faltorja jonë Partia Demokratike dhe ia kemi për detyrim që t’i shërbejmë sot edhe në të ardhmen.”- tha Alibeaj.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024