Kur na ndajnë dhe 10 ditë nga dekretimi i kabinetit të ri qeveritar Rama, deputeti demokrat i legjislaturës së shkuar, Enkelejd Alibeaj, deklaron se mazhoranca e re është e vonuar në paraqitjen e programit politik.
Sipas tij e majta kishte kohën e mjaftueshme për të hedhur linjat mbi programin e 100 ditëve të para të qeverisë, por në vend të kësaj thekson Alibeaj, Rama dhuroi disa mbledhje të ngjashme me ato të sekteve fetare , duke kërkuar kështu të shkëputet nga kultura politike.
Për të qasja që Rama po i bën pragmarrjes së qeverisë lë vend për të hamendësuar se Kryeministri i ri do karakterizohet nga një paaftësi totale për të çuar përpara cilësinë e qeverisjes së këtij vendi përpara.
Sipas Alibeajt sfida e vetme e qeverisë së majtë të drejtuar nga Rama është njohja e arritjeve të qeverisë parardhëse dhe ruajtja e ritmeve të zhvillimit të ekonomisë që po trashëgon nga e djathta.
Për të elia e re e PD apo SHQUP është marrë sipas të gjitha dispozitave që përcakton ligji. Në vijim të gjithë debatit që pasoi marrja e godinës së SHQUP nga PD, ai tha se dhe sulmi i mazhorancës ndaj Presidentit nuk kishte asnjë moral politik, por terësisht personal.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com