Alibeaj: Rama dhe Tahiri tradhëtuan
dëshmitarin, favorizojnë Aldo Baren‏

Alibeaj: Rama dhe Tahiri tradhëtuan<br />dëshmitarin, favorizojnë Aldo Baren‏
Partia Demokratike denoncoi të enjten se dëshmitari që bëri të mundur dënimin e bandës së Lushnjes është lënë nga shteti pa mbrojtje dhe pa mbështetje.Përmes kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj PD thotë se lënia pa mbrojtje e Arben Kices që bëri të mundur dënimin e bandës së lushnjes që solli drejtësi për krimet cnjerëzore të Aldo Bares, është tronditës dhe tregon se si ai trajtohet si armik nga çdo hallkë e shtetit.

"Denoncimi në media i Arben Kices, që bëri të mundur dënimin e bandës së lushnjes që solli drejtësi për krimet cnjerëzore të Aldo Bares, është tronditës dhe tregon se si ai trajtohet si armik nga çdo hallkë e shtetit.

Në vend se dëshmitari i drejtësisë të gëzonte privilegje, sipas ligjit, ai jo vetëm është lënë në mes të katër rrugëve, pa mbrojtje e pa mbështetje, por luftta e qeverisë ndaj tij shkon deri aty sa ai nuk regjistron dot as vajzën në shkollë.

Ky rast skandaloz tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë, të Edi Ramës e Tahirit të tij, që bëjnë lloj-lloj paktesh me krimin, i ofrojnë lehtësi bandave e trafikantëve, dhe nga ana tjetër i nxijnë jetën një dëshmitari drejtësie.

Ky është modeli dhe ideja që Edi Rama ka për drejtësinë.Kjo është një tradhëti që i bëhet shtetit, parimeve të tij, drejtësisë dhe një favor ndaj bandës së Aldo Bares.
Partia Demokratike i bën thirrje zyrave përgjegjëse të ofrojnë shërbimet që dëshmitarit i takojnë me ligj, e të mos bëhen pjesë e kësaj skeme kriminale të ndëshkimit të dëshmitarit dhe familjes së tij
."

Redaksia online
(S.m/sjhqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital