Alibeaj: Rama po bashkohet me
2 banda te kulla e stadiumit të ri

Alibeaj: Rama po bashkohet me<br />2 banda te kulla e stadiumit të ri
Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD, deklaroi sot nga selia blu se kryeministri Edi Rama “po fsheh planin e tij, për të kthyer në pallat fushën tek aneksi i Stadiumit Qemal Stafa, për të ndërtuar një kullë betoni ku besohet se kumbari ka bashkuar interesat e dy bandave të tij të preferuara: Të Shullazit dhe Hakmarrjes për Drejtësi”.

“Ne e denoncuam dy ditë më parë këtë projekt kriminal të Edi Ramës. Ai heshti. Heshti, sepse ai është arkitekti i zhdukjes së kësaj hapësire, i kthimit të saj në një masiv betoni për interesat e tij dhe të bandave të tij. Kjo fushë ishte parashikuar të bëhej lulishte dhe ishte përfunduar projekti i saj nga bashkia e drejtuar nga zoti Basha. Një projekt që është hedhur poshtë tashmë, dhe ku pritet të mbillet nga Edi Rama pallati i bandave”, deklaroi Alibeaj.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!