TIRANË- Enkelejd Alibeaj është rikonfirmuar si kryetar i grupit parlamentar të PD nga deputetët demokratë pas një takimi informal jashtë selisë blu. Ishte deputeti Lefter Gështenja që thirri 34 deputetët nga fraksioni Alibeaj i krijuar pas largimit të Bashës të mblidhen në një prej hoteleve në kryeqytet ditën e djeshme. PD është e përçarë pasi Berisha pretendon se postin e kreut të Grupit parlamentar e ka Luçiano Boçi.
Në takimin e djeshëm ishin 20 ligjvënës, ndërsa 8 të tjerë për shkak se ndodheshin jashtë vendit kanë konfirmuar online Alibeaj përmes aplikacionit të “whatsapp”. Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati. Gazmend Bardhi u kërkoi kolegëve që të shprehen për konfirmimin e Enkelejd Alibeajt në krye të grupit dhe se atij i duhet dhënë i gjithë autoriteti për përfaqësimim e grupit parlamentar.
Fokusi i takimit ishte organizimi i grupit vetëm sa i përket jetës parlamentare dhe se pritet të ketë një mbledhje të dytë në lidhje me organizimin në terren. Po ashtu u disktua nevoja e ngritjes së një minikryesie përfaqësuese për organizimin e punës dhe axhendës parlamentare të deputetëve.
Sesioni i ri pritet të ketë ndryshime në përbërjen e deputetëve në komisionet parlamentare, ndërsa deputetët kanë zëvendësimin e Sorina Kotit, deputetes së Korçës, e cila është nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, e cila që prej fillimit është pozicionuar në krah të Berishës. Nuk ka mbetur jashtë diskutimeve statusi i ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Deputetja Flutura Açka dhe Ferdinat Xhaferraj, u shprehën se Lulzim Basha është i mirëpritur në grupin e tyre për të dhënë kontributin duke vlerësuar opozitarizmin e tij. Në takimin informal, nuk morën pjesë 7 deputetë Tomor Alizoti, Grida Duma, Ervin Salianji, Zef Hila, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj dhe Xhelal Mziu.
Deputetët që kanë konfirmuar mos ndryshimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, duke rikonfirmuar Enkelejd Alibeajn në krye të grupit:
1. Merita Bakiu
2. Salaudini Jakupllari
3. Andia Ulliri
4. Enkelejd Alibeaj
5. Jorida Tabaku
6. Gazment Bardhi
7. Flutura Açka
8. Helidon Bushati
9. Ferdinand Xhaferri
10. Eralda Bano
11. Saimir Korreshi
12. Dashnor Sula
13. Lefter Geshtenja
14. Agron Gjekmarkaj
15. Zheni Gjergji
16. Kastriot Piroli
17. Dhurata Cupi
18. Bledion Nallbati
19. Ramadan Likaj
20. Ilda Dhori
21. Kreshnik Collaku
22. Orjola Pampuri
23. Flamur Hoxha
24. Arbi Agalliu
25. Emilja Koliqi
26. Alfred Rushaj
27. Fatjon Veizaj
28. Lulzim Basha
Nuk kanë shprehur qëndrim për shkak se nuk kanë qenë dje në mbledhje deputetët:
1. Tomor Alizoti
2. Grida Duma
3. Ervin Salianji
4. Zef Hila
5. Greta Bardeli
6. Lindita Metaliaj
7. Xhelal Mziu
Alibej vec kryetar grupi parlamentar, eshte edhe kryetar i PD. Eshte komanduar edhe kryetar i PD ne disa dege . Dmth me pak fjale eshte djale i gjitheanshem, vecse ka nje te keqe, eshte pa shtylle kurrizore.
PërgjigjuKy toni qenka per kete pun. Ky e paska gjetur zevendesin sali ziut,me mulin e nokajve pd shkon shum lart!!!!!!!!!!!!!!! Deri ne vitet 30 te shekullit 21 e sigurt qe ne pushtet do jet edvini i gjate.
Duhet nje Flamut Noka ne krye te grupit qe te ja mbledhi rrup sup te gjatit. Vetem ai mund ta zevendesoj edhe Saliun kur te vdes.