Alibeaj: Tahiri imazhi më i keq
në Europë per trafik droge 

Alibeaj: Tahiri imazhi më i keq<br />në Europë per trafik droge 
Pas shkatërrimit të bandës se trafikimit ndërkombëtar të drogës mes Italisë, Spanjës, Shqipërisë dhe Gjermanise gjatë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve italiane dhe atyre Shqiptare ka reaguar në një deklaratë Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 38 persona mes të cilëve 31 shqiptarë,5 marokenë dhe 2 tunizian. Gjatë operacionit janë sekuestruar 130 kg drogë e llojit heroinë e kokainë dhe 300 mijë milionë euro në qytetin e Milanos.

Alibeaj u shpreh se Ministri Tahiri po mundohet të marrë merita në kohën kur ai vet dhe drejtuesit e tij kanë imazhin më të keq në Europë, pasi janë të përfshirë në krime e trafik droge.

Deklaratë e kreut të departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj: 

U krekosën sot para mediave, të besuarit e Tahirit, për një aksion anti-drogë të drejtuar nga Prokuroria e Milanos, në një përpjekje për të marrë merita në kohën kur Ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e tij kanë imazhin më të keq ne Europe, pasi janë përfshirë në krime e trafik droge. Natyrshëm lind një pyetje: po kur u bë aksioni ndërkombëtar për Eskobarin e Ballkanit, ku ishte përfshirë dhe DEA amerikane, pse nuk dolën besnikët e Tahirit? Thjesht sepse ishin përjashtuar! Sepse partnerët i dinë lidhjet që kanë me Balilin, andaj i lanë jashtë. Edhe pse e kërkonte gjysma e policive të Europës, Balili arriti të arratisej nën hundën e Çakove dhe Çipave të Tahirit.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv