Suzana Cjapi nga Suk 2 Roskovec ka 3 femijë jetimë!
Kordinatori politik i PD-së për qarkun Fier Enkelejd Alibeaj i ka ofruar mbështetjen duke garantuar arsimimin e fëmijëve falas sipas programit të publikuar nga kreu i
PD Lulzim Basha. Sipas Alibeajt kjo familje ndihmën ekonomike nuk e merr prej 5 vitesh.
"Pushtetarët tallen dhe nuk më lënë të takoj kryetaren e bashkisë duke më gënjyer cdo të enjte që ajo ka pritje. Punë nuk më japin me se do ti rris dhe arsimoj 3 jetimë. Nuk kam lekë të paguaj internetin pasi fëmijët e kanë shkollën online", shprehet Suzana.
Alibeaj akuzoi se si pas tij qeverisja e Ramës në mënyrë të papërgjegjshme ka sjellë këtë gjendje në këtë familje.
"Këtij njeriu duhet tja tregojmë vëndin në 25 prill, duke u mbledhur të gjithë së bashku me forcën e votës për ta shporrur nga qeverija përgjithmonë", tha Alibeaj.
Po ju e kishit Enver Hoxhën,Komandant e Udhëheqës Suprem,o kujdesej ai për popullin e Shtetin Shqiptar: për punë e arsim..,o s'ka bir k..... Në jetë të jetëve!
Përgjigju