Alibeaj u kërkon ndjesë shqiptarëve: Për hapjen e dosjeve jemi kokulur, s’ka asgjë për triumf! Kërkojmë integrimin, por duhet ta kishim bërë më parë

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u kërkoi ndjesë shqiptarëve që e kishin vonuar hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Nga foltorja, Alibeaj tha se nuk ka asgjë që duhet trajtuar si triumf, por karhi shqiptarëve, duhet të jemi kokulur për të gjitha viktimat që u lanë në harresë në regjimin komunist.

‘Asgjë triumfaliste nuk ka në këtë çështje, nuk do bëj falenderim. Madje unë jam kokulur për hapjen e plotë të dosjeve. Dhe kështu duhet të jenë të gjithë, kokulur.

(…) Asgjë triumfaliste ka sot nëse arrijmë këtë detyrim të mohuar dhe gjithsecili nga ne duhet të bëj dhe të ulë kokën. Ajo që ne kemi sugjeruar për hapjen e dosjeve të kujtdo nuk është thjesht ndarja simbolike me komunizmin e diktaturën por është një detyrim moral.

Historia është ajo që nesër mund dhe nëse është e suksesshme duhet të na falenderojë. Nuk bëhet thjesht hapja e dosjeve për të parë se kush kanë qenë shërbyesit, hapen për të parë, ekzekutorët, ekspertët, gardianët e burgjeve, të cilët vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kishin bukën e ditës.

Do duhet ta hapim, do duhet të gjejmë kurajën se kush nuk është i kapur se kush nui ka skelete në dollap. Në 2022 vendi i cili kërkon integrimin në Evropë duhet ta kishte bërë më parë këtë gjë. Është fillimi i një procesi purifikues.(…) na falni shqiptarë kudo, ju të cilët keni vuajtur, ju që keni hequr të zinjtë e ullirit nga punëtorë e bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ndjesë!’- tha Alibeaj


Lajmi kryesor:

Hapja e dosjeve, 94 vota të PS dhe PD miratojnë ligjin! Rama: Të gjithë e dimë pse jemi këtu, nuk doni ju ta dini kush është I.M?


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi