Këngëtarja Alicia Keys, do të debutojë me albumin e saj të pestë me një performancë të këngës së re “Girl On Fire”, në skenën e MTV Video Music Awards.
Kënga do të jetë e lirë për t’u dëgjuar nga fansat më 4 shtator, dy ditë para performancës ‘live’ në ceremoninë madhështore që pritet të mbahet në Los Angeles.
Keys e regjistroi albumin e pestë duke udhëtuar nëpër botë, teksa shfrytëzoi gjithashtu edhe studiot në Londër, Xhamajka dhe New York për projektin e saj.
Su/ Shqiptarja.com