Alimadhi-Bashës: Keqpërdore
termin "Ballist", mendësi komuniste

Alimadhi-Bashës: Keqpërdore<br />termin 
Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, aleat i koalicionit të djathtë në opozitë, ka reaguar ndaj keqpërdorimit, sipas tij, të termit Ballist nga kreu i PD-së Lulzim Basha në një emision televiziv.

Alimadhi postoi një reagim në profilin e vet në Facebook, duke e quajtur këtë mendësi e kulturë komuniste të Bashës.

Ai i ka kërkuar PD-së të mbajë qëndrim zyrtar për këtë çështje, ndërsa kryetari Basha, duhet të kërkojë ndjesë publike.
 
Postimi i plotë në Facebook
 “Të dashur miq, gjatë intervistës së kryetarit të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, në emisionin "Tonight" të gazetares Ilva Tare në televizionin Ora News është shkëputur një sekuencë ku përdoret fjala BALLIST. Kam 48 orë rresht që e dëgjoj dhe ridëgjoj këtë fjalë.

Është për të ardhur shumë keq se z. Basha keqpërdor fjalën ballist, kjo fjale amaneti e identitetit te plot kombëtar, kjo fjale me qindra e mijëra dëshmoreve te kombit ne trojet etnike shqiptare, kjo fjalë e burrave te kombit, e atdhetareve dhe patrioteve e një plejade profesorësh dhe intelektualesh te nacionalizmit te kulluar shqiptar, te burrave te mençur te këtij kombi, gjendemi sot ne 25 vite te shkuara te menduara demokraci aq me keq nga ai qe pretendon lideri i opozitës.

Çdo të thonë nena, motra, bijtë e tyre për fjalën e keqpërdorur? Në këtë moment mendoj dhe dua t’ju bëj me dije kulturën dhe mendësinë e tij komuniste. Nuk paska lexuar asgjë nga historia, sjellje e një të papjekuri, e një çilimiu.

Si kryetari i Partisë Balli Kombëtar i kërkoj zyrtarisht z. Basha dhe Partisë Demokratike se cili është qëndrimi i tyre zyrtar me keqpërdorimin e fjalës BALLIST
". 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'