Alitalia në grevë 24 orëshe
anulohen 60% e fluturimeve

Alitalia në grevë 24 orëshe<br />anulohen 60% e fluturimeve
Anulohen për 24 orë shumë prej fluturimeve të kompanisë ajrore Alitalia për shkak të grevës 24-orëshe që po zhvillojnë punonjësit në shenjë proteste për shkurtimin e vendeve të punës dhe të pagave, vendime që janë pjesë e planit të ri për të nxitur sërish ngritjen e kompanisë italiane të fluturimeve ajrore.

Mediat italiane raportojnë se janë anuluar rreth 60% e fluturimeve ndërsa pasagjerët janë njoftuar që të kontaktojnë dhe të sigurojnë udhëtimet sipas mundësive që ofrohen.
 
Sipas njoftimit të kompanisë, janë duke u përdorur vetëm avionët më të mëdhenj të mundshëm në fluturimet më të ngarkuara, ndërsa më shumë se 90 për qind të pasagjerëve u janë shtyrë biletat ose janë transportuar me fluturime alternative.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane