”Nuk është e mirë të bisedohet ashtu siç ata po dëshirojnë (Beogradi). Problemet e shqiptarëve të Luginës nuk mund të zgjidhen mbrenda asaj se çka ofron Serbia. Shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të bisedojnë me Beogradin për çështje teknike,administrative, po jo që keto biseda të kalojnë ne stadin politik. Beogradi po e kërkon këtë që me shumë pak ta përmbylle çështjen e shqiptarëve te Luginës së Preshevës, ndërkohe që në anën tjetër në Kosovë kemi pakicën serbe, e cila tashmë ka fituar asociacionin e komunave serbe dhe ende nuk është e kënaqur. Nëse dëshirojmë zgjidhje të problemit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duhet menjëherë të hidhen poshtë marrëveshjet, të ndërpriten negociatat me Brukselin” ka dekalruar ne fillim deputeti Aliu per “Presheva jone”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
