DURRES - Trajtimi i problemeve të përbashkëta që kanë të bëjnë më bashkimin hekurudhor dhe shqyrtimi i mundësive për rritjen e bashkepunimit. Kjo ka qënë kryefjalë e takimit të zhvilluar në Durrës mes Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhave Shqiptare, Genci Alizoti, dhe homologut tij në shtetin e Maqedonisë, Irfan Asani.
Alizoti teksa pohoi se prej vitesh hekurudha shqiptare nuk ka vëmendjen e qeverisë, shtoi se kjo qasje pritet të ndryshojë dhe se mbetet prioritet lidhja me linjë hekurodhore mes Pogradecit dhe Kërcovës.
"Do të thoja që lidh edhe dy shtete me njëra tjetrën qoftë në aspektin e mallit po edhe në aspektin e pasagjerëve e cila është tepër tepër e rëndësishme. Puna për këtë korridor besoj jeni mirë të informuar ka filluar me kohë nga të dy palët." shprehet Alizoti
Në të njëtën linjë me Alizotin ishte edhe homologu i tij Irfan Asani.
"Besoj që është koha e nevojshme, e domosdoshme dhe koha e duhur që ne së bashku të kemi një marrëveshje të përbashkët për shakak se na kërkohet edhe nga institucionet financiare të cilat do të financojnë ndërtimin e asaj pjese të mbetur të korridorit kshu që në ditët në vijim ne do të kemi kontakte në nivel ekspertësh dhe do të bëjmë fuzionimin e përbashkët në ato pika ku do të lidhemi." tha Asani
Në fund të takimit dy drejtorët e hekurudhuave u zotuan se bashkëpunimi do jetë edhe më I ngushtë në vijimësi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO