Alket Rizai: Kam dhënë 90.000 euro
për bamirësi, nuk janë para të pista

Alket Rizai: Kam dhënë 90.000 euro<br />për bamirësi, nuk janë para të pista
ROMË - "Unë e kam bërë me të vërtetë! Nga 2000 në 2002 kam dhënë 90.000 €! Për këtë ekzistojnë dokumentet". Kjo është deklarata e beftë e Alket Rizait, të burgosurit shqiptar në Greqi, e bërë i famshëm për arratitë e tij nga burgu. ("Buzëqeshja e Fëmijës" është organizata e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, një organizatë që gjithashtu ndihmon në gjetjen e fëmijëve të zhdukur).
 
Këtë deklaratë e ka bërë për revistën italiane "Espresso". Për të vërtetuar pohimin e tij më sipër, “Espresso” kontaktoi drejtorin e organizatës "Buzëqeshja e Fëmijëve", Kostas Ianopulos.
 
"Ne kemi donacione nga të burgosurit, por shumica janë anonimë. Nuk di të them, nëse Alket Rizai është një prej tyre”, thotë Ianopulos. Ndër të tjera, Rizai përmend shqiptarin e arratisur nga policia greke, Marion Kola.  Ai i dërgon mesazhin e tij: "Perëndia qoftë me ty" .

Ai shpjegon se nuk ka qenë mik me Marion Kolën dhe nuk ka pasur marrëdhënie. "Unë e njoha në burg, por nuk kemi pasur marrëdhënie. Thuhen shumë gënjeshtra rreth tij. U tha se kishte vrarë një shqiptar gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Pastaj se qëlloi një polic. U tha se do t’i vinte eksploziv burgut të Domokos, por kjo do të ishte vetëvrasje, veçanërisht pas asaj që ndodhi në Trikala”.
 
Më pas argumenton se kanë dashur ta ngatërrojnë me vepra, që siç thotë, i urren dhe nuk do t’i bënte kurrë. "Unë nuk kam shitur drogë dhe nuk jam marrë me trafik prostitucioni. Paratë e fituara nga këto lloj punësh shkojnë për ilaçe ose për funerale.

Sipas Rizait, aksioni i policisë greke ndaj Kolës dhe anasjelltas ka dy rrugë: ose Marian Kola do të vdesë, ose do të përfundojë i sigurt në Shqipëri. "Edhe në qoftë se dorëzohet, policia do ta vrasë", thotë Rizai, dhe shpjegon: "Dy të tjerët (Edison Lika dhe xhaxhai i tij) u vranë pa iu bërë thirrje për t’u dorëzuar. Unë uroj që të mos vritet. Pa marrë parasysh se çfarë thonë njerëzit, Kola nuk është kriminel”, shprehet ai.

Sipas Rizait, vdekja e 25-vjeçares Katerina Zogali dhe policit 37-vjeçar në Distorno për të cilat akuzohet Marian Kola ishin aksidentale. "Perëndia e çoi vajzën e mjerë në vend të gabuar, në një moment pa fat. As policin nuk donte ta vriste, por e qëlloi në këmbë. Po të ishte vrasës ai s’do t’i kishte vrarë 3 policë të çarmatosur?".

Alket Rizai akuzon gjykatat për vendime të padrejta: “Keni parë të hedh qoftë edhe një plumb kundër policëve? Asnjëherë nuk e kam bërë, sepse nuk më kanë faj ata. Fajin e kanë disa gjykata e gjykatës. Më kanë dënuar për vrasje, pa asnjë provë”.
 
"Pasi të përfundoj dënimin dua të jetoj i qetë, por kam frikë se nuk do jetë e mundur. Edhe një kilometër larg nga shtëpia ime të bëhet vrasje, mua do të vinë të më kapin”, thotë Alket Rizai.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë