Alketa Vejsiu “Simon Cowell në Tiranë?
Pse jo!”

Alketa Vejsiu “Simon Cowell në Tiranë? <br />Pse jo!”
Shfaqjet e para të X Factor Albania kanë qenë padyshim një sukses i cili ka ngjallur kërshërinë e të gjithë shqiptarëve, duke fituar edhe një audience deri në 75 për qind të ekraneve shqiptare. Alketa Vejsiu, e cila ka blerë edhe të drejtat e plota të transmetimit të X Factor, ndihet e lumtur për këtë por nuk e mohon se shumë surpriza të tjera priten së afërmi. I pyetur nga një media kosovare nëse në një nga netët e X Factor do të jetë i pranishëm edhe krijuesi i këtij spektakli të madh, britaniku Simon Cowell ajo ka pohuar “Kurrë, mos thuaj Kurrë”. Ndoshta kjo do të jetë edhe një surprizë e madhe e cila do të zbulohet në të ardhmen, padyshim që organizatorët e kanë ruajtur si gurin e fundit në netët finale. Formati original X Factor është një kompeticion i prodhuar nga televizioni britanik Channel 4 me qëllim zbulimin e talenteve të reja në muzikë, i cili u krijua nga Simon Cowell në shtator të vitit 2004, duke u kthyer brenda pak vitesh një ndër audicionet më të ndjekura në ekranet botërore nga Evropa në Amerikë e Australi.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës