Alkooli edhe në sasi të vogla mund të shkaktojë kancer

Alkooli edhe në sasi të vogla mund të shkaktojë kancer

Alkol

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit, pirja është një pjesë normale e jetës shoqërore për shumicën prej nesh, shkruan Wall Street Journal.

Një gotë shampanjë mund t’i shtojë kënaqësi një feste. Një koktej mund të zbusë një ditë të vështirë. Dhe një birrë e ftohtë mund të gjallërojë një lojë sportive.

Megjithatë, paralajmërimet nga shkencëtarët për problemet e mundshme shëndetësore të sasive të vogla të alkoolit po bëhen gjithnjë e më të tmerrshme.

Për konsumuesit e moderuar të alkolit, mund të jetë e vështirë të dinë se çfarë duhet konsumuar: a janë dy pije alkolike në ditë shumë më keq se një? A janë dy pije në javë të njëjta me dy pije në ditë?

Mesatarisht, jo më shumë se një pije në ditë është një rrezik relativisht i ulët, sipas shkencëtarëve që studiojnë alkoolin. Ata paralajmërojnë se rreziku i kancerit rritet ndjeshëm kur tejkalohet ky kufi.

Studimet kanë sugjeruar se alkooli kontribuon në disa lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit dhe zorrës së trashë, si dhe sëmundjet e zemrës dhe të mëlçisë.

Një komitet federal dietik në SHBA po vlerëson aktualisht udhëzimet e konsumit të alkoolit, të cilat rekomandojnë që burrat të konsumojnë jo më shumë se dy pije në ditë dhe, për gratë, jo më shumë se një.

Në vitin 2020, një komitet federal propozoi uljen e rekomandimeve për burrat në përputhje me udhëzimet për gratë, por në fund nuk u miratua.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë

VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë