Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka publikuar një video nga protesta para Ministrisë së Arsimit, ku disa persona, mes të cilëve edhe një vajzë që mban veshur hixhab, janë përfshirë në shkatërrimin e pllakave të trotuareve.
Krahas pamjeve në rrjetet sociale, Balla ka shprehur keqardhje për aktet e dhunës. Balla tregon gjithashtu se në mëngjesin e sotëm ka takuar një hoxhë, i cili sipas tij i ka kujtuar një mësim nga Kurani, ku dënohet shkatërrimi dhe bëhet thirrje për ruajtjen e rendit në tokë.
Në postimin e tij, Balla tregon se gjatë mëngjesit ka takuar për kafe një hoxhë, i cili i ka kujtuar një mësim nga Kurani, që dënon shkatërrimin dhe bën thirrje për ruajtjen e rendit në tokë.
Reagimi i Taulant Ballës:
Kam parë këto ditë me keqardhje edhe disa vajza të besimit islam, që identifikohen për shkak të hixhabit #RESPEKT të cilat përfshihen në akte dhune. Sot në mëngjes takova për kafe një hoxhë, i cili më tregoi se Kurani na mëson: “Mos bëni shkatërrime në tokë, pasi ajo është vënë në rregull’ (El-A'raf). Allahu nuk e do shkatërrimin. Zemërimi nuk e justifikon dhunën, dhe asnjë kauzë nuk e kthen shkatërrimin në drejtësi.”
-
Po mire pse e shkaterruat Shqiperine ju o myslymani debil i Librazhdit..!
Përgjigju -
Kto te mbulumet jane shume te rrezikshme bejne shpelarje truri me keq se ato te gehovait,vetem flasin keq per fete e tjera jane ekstremiste kujdes nga to
Përgjigju











Komente
Komento