Milani u përmbys 1-2 nga Cagliari duke e mbyllur sezonin e Serie A në vendin e pestë. Ky rezultat i la kuqezinjtë jashtë Champions League edhe për një tjetër sezon, teksa në ndeshjen e fundit mjaftonte vetëm një pikë. Të gjithë drejtuesit janë në diskutim për të ardhmen, mes tyre edhe trajneri Massimiliano Allegri.

Pas ndeshjes ai pranoi fajin për një sezon që ishte menduar ndryshe.

"Fatkeqësisht, rezultati nuk mund të ndryshohet më. Kur humb pesë ndeshje në shtëpi siç humbëm ne, katër prej të cilave ishin në gjysmën e dytë të sezonit, e meriton këtë pozicion.  Sonte (dje), pas 1-0, u liruam pak dhe menduam se e kishim arritur tashmë rezultatin, u mbrojtëm dobët dhe i dhamë hapësirë ​​Cagliarit. Ishim shumë pasivë në golat që pësuam", tha Allegri për Dazn . 

Pak fjalë, kaq shumë zhgënjim: "Jam i zhgënjyer dhe i zemëruar. Ne mbetëm jashtë dhe pasi u rikthyem në rrugën e duhur kundër Genoas, nuk e prisnim një rezultat të tillë. Ky është futbolli dhe sporti. Fatkeqësisht, me shumë hidhërim, duhet ta pranojmë këtë vendim. Nuk kam asgjë për të cilën t'i qortoj djemtë, ata gjithmonë kanë dhënë atë që kanë pasur, gjatë gjithë vitit."

Cilat janë arsyet e dështimit në Ligën e Kampionëve? "Nuk e di arsyen, por padyshim që bëra diçka gabim gjatë këtyre gjashtë humbjeve. Jemi në fund të vitit dhe do të bëjmë vlerësimet e nevojshme. Rezultati do të ndryshojë peshoren në një mënyrë ose në një tjetër, por do duhet të jemi shumë të kthjellët për të shmangur gabimet."


Lajmi kryesor:

Në Itali e bëjnë të sigurt, dështimi i Milanit e ka një faturë! Gati shkarkimet e Furlanit, Tares dhe Allegrit