'Allegri nuk ka pse fshihet', Spalletti: Juventus është favorit, nuk kënaqen me vendin e katërt

'Allegri nuk ka pse fshihet', Spalletti: Juventus është favorit, nuk kënaqen me vendin e katërt

Luciano Spalletti

Napoli dhe Juventus luajnë nesër në 20:45 për javën e 18-të në Serie A. Në stadiumin "Diego Armando Maradona" do jenë të pranishëm 55 mijë tifozë, me biletat që kanë "avulluar" tre ditë më parë. Në prag të ndeshjes për mediat foli edhe trajneri i vendasve, Luciano Spalletti. Sipas tij, Juve është favorit dhe Allegri nuk ka pse fshihet me kampionët që ka në ekip. Një fitore e miqve do bënte që Serie A të mbetej në garë për titullin kampion.

"E Kuptoj që Allegrit i intereson që të mos jetë në rolin e protagonistit, por për një Juventus të mbushur me kampionë është e pamundur të fshihesh nga roli i favoritit. Disa investime paguhen vetëm për të fituar titullin kampion dhe Champions League. Është e kotë të vësh kapele apo mjekër false, nuk ka vend të katërt që mund të kënaqë Juventusin", tha fillimisht Spalletti.

Trajneri i Napolit u ndal edhe te krahasimi me Allegrin, teksa sipas tij ai i përulet trofeve të teknikut bardhezi.

“Ai është më i zoti sepse e thonë titujt që ka fituar, unë duhet të përulem para trofeve që ai ka fituar. Kur luan për objektiva kaq të mëdha më duket e vështirë që të luash me frikë. Frikë nuk do të ketë asnjë skuadër, ka lojtarë të fortë si në personalitet edhe në teknikë. Të dyja skuadrat do të luajnë për fitore dhe do të jetë një spektakël i madh", përfundoi Spalletti.

Pas 17 javëve të zhvilluara, Napoli është në krye të Serie A me 44 pikë, ndërsa Juventus ndjek nga vendi i dytë me 37 pikë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

U paragjykua për diferencën në moshë me Diola Dostin, ja si përgjigjet biznesmeni

U paragjykua për diferencën në moshë me Diola Dostin, ja si përgjigjet biznesmeni