Allegri s'e sheh penalizimin: Nesër fitojmë dhe kalojmë Interin

Allegri s'e sheh penalizimin: Nesër fitojmë dhe kalojmë Interin

Massimiliano Allegri

Juventus luan nesër në 20:45 me Sampdorian për javën e 26-të në Serie A. Para ndeshjes në shtëpi, për mediet foli trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri. Për livornezin ndeshja është e fortë dhe dorianët nuk duhet të shihen nga renditja. Sampdoria qëndron në vendin e fundit, teksa Juve me 35 pikë mban vendin e tetë. "Zonja e Vjetër" është në gjyq me Federatën, për t'iu kthyer 15 pikët e hequra nga drejtësia sportive. Nëse Juve fiton në Apel dhe me tri pikë nesër, bardhezinjtë kalojnë Interin që është në vendin e dytë.

"Për ne ajo ndaj Sampdorias është një ndeshje me shumë rëndësi pasi në rast se fitojmë atëherë për herë të parë në këtë kampionat do të kishim më shumë pikë se Interi i vendit të dytë. Ne jemi të vetdijshëm për vështirësinë që na pret nga përballja me Sampdorian. Unë them me bindje se kemi në total 50 pikë, nuk e mendoj penalizimin", tha në fillim Allegri.

Trajneri më pas u ndal edhe te dëmtimet apo rikthimet në ekip, me Di Marian dhe Chiesan që shihen të gatshëm për ndeshjen në Europë.

"Për ndeshjen me Sampdorian rikthehet në dispozicion Pogba, por nuk e kam vendosur formacionin. Chiesan e pres për ndeshjen e radhës në Europa League, po ashtu edhe Di Maria që është në pushim total. Shpresoj që djemtë të kuptojnë rëndësinë e sfidës pasi Sampdoria është një kundërshtar që vrapon shumë në fushë”, tha trajneri i Juves.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi