Alo nënë, jam yt bir dëshmori Kosovës, Taulant Nura

Alo nënë, jam yt bir dëshmori Kosovës, Taulant Nura

Alo nënë, jam yt bir, dëshmori Kosovës, Taulant Nura. Nënë, unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të gjithë ju, qoftë e vitet e fundit të pleqërisë. Të jetoje me ç’mbetën pas e çdo vinin në Kosovë e Shqiptari edhe me infermierët. Pa e ditur se ato do ishin vrasëse "tiktoku".

Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot, atëherë nga plumbat e pushtuesit. Ti nga shuplakat dhe të qeshurat e rinisë së degraduar sot me uniforma shëndetësore. Media nënë edhe këndej në botën e përtejme po flet si u dhunove ti, por këtu askush s’reagon nënë.

Por mos u mërzit është njësoj si aty tek bota juaj. Reagojnë në Facebook rrjete e statuse nënë, por kujtohen për ty veç pas qametit. S’reagojnë për ta parandaluar e rregulluar. Ej moj nënë të morën nga azili motra e dhëndri pasi të vranë çupulinat!!! por pse të çuan kur ishe gjallë!!!  Eja nënë se vdekja është më e lehtë dhe e bukur se braktisja. Po lajme ke parë nënë? Askush s’u kujtua për mua dëshmor e nënën time të ve. As sot nënë, pse shkove ti aty? Si trajtohesh ti e nënat e Kosovës e Shqipërisë. 

Fill pasi të vranë me shuplakat e jo humanëve. U kujtuan që je nëna ime e dëshmorit Taulant Nura. Ja fiks si lajmi kur përçudnohen gjysh e gjyshe për ca klikime. Nënë të përqafoj, por as tre ditë dhe ti do harrohesh si në media ashtu edhe në njerëzit që mbijetojnë e kanë harruar të jetojnë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari