Aloe Vera, pse duhet ta përdorni për shëndetin

Aloe Vera, pse duhet ta përdorni për shëndetin

Bima e Aloe Verës

Aloe Vera njihet si një prej bimëve më mirëbërëse në historinë e njerëzimit.

Megjithatë, duhet të dimë që ngrirja e xhelit është akoma me më shumë vlera.

Xheli i ngrirë është i jashtëzakonshëm për lëkurën e shëndetin dhe rekomandohet kundër disa problemeve shëndetësore.

Përfitimet e xhelit të Aloe Verës:

Problemet me tretjen

Konsumi i rregullt i xhelit të Aloe Verës zgjidh një sërë problemesh me tretjen dhe parandalon rishfaqjen e tyre.

Xheli është shumë i mirë kundër fryrjeve, gazrave të tepërt, tretjes problematike, konstipacionit dhe aciditetit të lartë në stomak.

Rezultatet janë të shpejta.

Detoksifikimi

Konsumi i rregullt i xhelit largon toksinat nga organizmi.

Këtë xhel ju mund ta përfshini në lëngje frutash dhe perimesh dhe ta pini përpara se të hani mëngjes për të përforcuar tretjen dhe metabolizmin.

Kundër Anemisë

Xheli i Aloe Verës është përdorur në kurat natyrale kundër anemisë, verdhëzës, problemeve me fshikëzën dhe tretjen.

Aloe Vera mund të përdoret edhe në gatim.

Hormonet në ekuilibër

Xheli i Aloe Verës rikthen ekuilibrat hormonalë dhe zgjidh problemet shëndetsore që prekin pankreasin dhe shpretkën.

Për lëkurën dhe flokët

Xheli i Aloe Verës shëron prerjet, çarjet, djegiet dhe e mban lëkurën dhe flokët të hidratuar dhe të butë.

Sistemi imunitar

Nëse e konsumoni këtë xhel në mënyrë të rregullt, sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë dhe më i mbrojtur sidomos në stinën e virozave.

Si  Ta Ngrini Xhelin

Mënyra më e mirë për të përfituar ushqyesit dhe vlerat e xhelit të Aloe Verës është që ta ngrini atë.

Duhet të ngrini dhe grini xhelin e brendshëm të Aloes, pa cipën e jashtme të gjethes.

Në këtë mënyrë, ju do të ruani freskinë për një periudhë më të gjatë.

Merrni disa gjethe Aloe Vera, hapini pak lehtas dhe nxirrni xhelin prej tyre.

Xhelin mund ta hidhni në kubikët e akullit dhe ta ngrini.

Nëse digjni lëkurën mund të merrni një kubik dhe ta mbani mbi zonën e lënduar, ose mbi lëkurën me akne.

Nëse keni rrathë të errët poshtë syve, këto kubikë me xhelin e ngrirë janë miku juaj më i mirë.

Fërkoni zonën me xhelin e ngrirë dhe rrathët e zinj do të zhduken.

Nëse keni probleme me tretjen, konsumoni një kub me xhel dhe lëreni të shkrihet.

Bima është e ndarë në lloje të ndryshme../AgroWeb.org

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki