Ndryshimet e reja statutore në Partinë Socialiste do të bëjnë që kryetarët e rinj të 61 degëve bashkiake të partisë, të mos kenë të drejtë të kandidojnë për kryetar bashkie apo deputetet. Përjashtimi i tyre nga kjo “ambicie” do të shoqërohet me një pagesë të kënaqshme mujore që PS do tu japë funksionarëve të saj.
Vendimi i Asamblesë Kombëtare të PS-së në datën 18 korrik 2015, caktoi që kryetarët e degëve të zgjidheshin nga asambleja e bashkisë brenda datën 15 dhjetor të vitit të shkuar.
Meqë për shkak të vonesave të procesit zgjedhor afatet u shtynë, PS ka vendosur që kryetarët e rinj të degëve të përcaktohen pas miratimit të ndryshimeve të statutit në Kongresin e 19 marsit. Në këto kushte, në korridoret politike të Partisë Demokratike është hedhur alternativa e mos-zgjedhjes me votë të kryetarëve të degëve, por emërimi i tyre nga Kryesia e Partisë. Argumenti është se një kryetar që nuk lejohet të promovohet në karrierë si deputet apo kryetar bashkie, mund të mos jetë produktiv në drejtimin e partisë. Në një rast të tillë, një kryetar i zgjedhur nuk mund të zëvendësohet, ndërsa një i emëruar nga kryesia, po.
Alternativa e propozuar është që baza socialiste propozon disa emra, të cilat më parë i selekton kryesia e bashkisë. Emrat që kalojnë testin e parë, i dërgohen Kryesisë së Madhe të PS-së, e cila do të zgjedhë vetëm një emër. Megjithëkëtë, akoma nuk është anuluar vendimi i asamblesë për një proces zgjedhor i kryetarëve. Vendimi final për këto dy alternativa do të merret nga Asambleja, e cila pritet të mblidhet pak ditë para kongresit të 19 marsit.
*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
Redaksia online
(b.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com