Alternativë transporti në kohë pandemie/ COVID-19 shton skuterët elektrikë në rrugët e Romës

Alternativë transporti në kohë pandemie/ COVID-19 shton skuterët elektrikë në rrugët e Romës

Në rrugët e Romës është kthyer tashmë në trend të shohësh gjithnjë e më shumë skutera, kryesisht ata elektrikë

Mijëra skuterë të tillë po mbushin rrugët e kryeqytetit italian, Romë, teksa njerëzit kërkojnë alternativa të tjera ndaj transportit publik, mes emergjencës shëndetësore COVID-19.

Për të inkurajuar këtë mikro mobilitet, që është edhe miqësor ndaj mjedisit, autoritetet lokale kanë licencuar tetë kompani.

Edhe Kryebashkiakja e Romës ka inkurajuar këtë lëvizje të re elektrike në kohë pandemie.

Sipas ligjit italian, skuterët nuk mund të përdoren në trotuare.

Ata gjithashtu nuk mund të lëvizin më shpejt se 25 km në rrugë dhe e kanë të ndaluar të kalojnë në korsitë e biçikletave.

Mosha minimale për përdorimin e tyre është 14 vjeç, dhe ata nën 18 vjeç duhet të përdorin mbrojtëse në kokë.

Numri i skuterëve në Romë pritet të rritet në rreth 16,000 në muajt e ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë