Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, si parashikohet moti për ditën e sotme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, si parashikohet moti për ditën e sotme

Foto ilustruese

Moti për ditën e sotme do të ndikohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë gjatë orëve të para të ditës në skajin verior dhe juglindor. Ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të paraqitet me mot të kthjellët. Parashikohet që mesdita të sjelli largim të vranësirave edhe nga këto zona duke bërë që moti me diell të jetë dominues në republikën e Shqipërisë. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 11°C në verilindje deri në 32°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore nga veriu i Afrikës që kanë përfshirë prej disa ditësh Pellgun e Mesdheut do të diktojnë sërisht stabilitet të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese. Ndërsa vanësira të dendura dhe reshje shiu mbeten Qëndra, Veriu dhe Lindja e Kontinentit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror