Altin Dumani merr detyrën si kreu i ri i SPAK: Luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli dhe krimit të organizuar

Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka paralajmëruar luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtaët e çdo niveli dhe krimit të organizuar. Kjo do të jetë faza e dytë e Prokurorisë së Posaçme që nuk do të tolerojë asnjë shkelës ligji. Këtë e bëri me dije vetë Dumani gjatë prezantimit të tij para stafit si kreu i ri i SPAK. Ai nuk kurseu falenderimet për kolegët që garuan me të dhe Arben Krajën për vitet që kaloi në ndërtimin e themelit të Prokurorisë së Posaçme.

Po ashtu nxiti 17 prokurorët që të gjithë bashkë të demonstrojnë që janë të aftë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Dumani theksoi se zyra e tij është e hapur për të gjithë hetuesit ndërsa u shpreh se do jetë krah tyre për të gjithë sfidat që i presin përgjatë 3 viteve.

"Pavarësisht vështirësive secili prej nesh ka pasur rezultatet e tij, ndaj ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin dhe sakrificave. Prokuroria e Posaçme do kalojë në një fazë tjetër, luftë më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar. Kemi një prokurori me 70 prokurorë, kemi fituar eksperiencë në këto 3 vite pune. Ju nxis që të gjithë së bashku të demonstrojmë që jem të aftë kundër çdo shkelës ligji", tha Dumani.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kreu i KLP-së, Balla, i cili i ka uruar Dumanit suksese teksa ka thënë se SPAK do të kënaqë pritshmëritë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të qytetarëve shqiptarë. Një koment e pati edhe ish kreu i SPAK, Arben Kraja i cili u shpreh me bindje se Dumani do ta çojë shumë më përpara institucionin e Prokurorisë së Posaçme.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë.

Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.  Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.

Kush është kreu i ri i SPAK, Altin Dumani?
Altin Dumani është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Nga ky operacion u lëshuan 32 urdhërarreste. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.

Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. Dumani  bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Gjithashtu, Dumani ishte edhe prokurori që çoi në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:09
Dumani: Luftër agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar! Të demonstrojmë se jemi të aftë kundër çdo shkelësi ligji

 

Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij para stafit duke thënë se do të jetë gati për t'u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Nuk është shumë nevoja për t’u prezantuar se kemi punuar 3 vite me njëri-tjetrin përveç kohës që kemi punuar në vende të tjera. Falenderoj KLP që më besoi drejtimin e SPAK në 3 vitet e ardhshme. Besimin që më dhatë do ta përdor në funksion të ndërtimit të një institucioni të suksesshëm, i aftë për tu përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Falenderim të veçantë për Krajën, i cili ka meritën për krijimin e një prokurorie.

Të gjithë e dimë sa e vështirë është të ndërtosh shtëpi të re nga themeli pasi duhet të kujdesesh për çdo detaj. Kraja, ju patët barrën që të përballeni me vështirësinë. Sot falë kontributit tuaj të çmuar kemi një prokurori funksionale me bilanc pozitiv dhe e gatshme për t’u përballur me sfida. Këto 3 vite kanë qenë të vështira. Pavarësisht këtyre vështirësive secili prej nesh ka pasur rezultatet e tij, ndaj ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin dhe sakrificave. Prokuroria e Posaçme do kalojë në një fazë tjetër, luftë më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar.

Kemi një prokurori që është në funksion të plotë në përbërje të cilës jemi 17 prokurorë, kemi fituar eksperiencë në këto 3 vite pune. Ju nxis që të gjithë së bashku të demonstrojmë që jem të aftë kundër çdo shkelës ligji. Unë do jem në krahun tuaj përballë sfidave që na presin. Ju bëj thirrje hetuesve se zyra e drejtuesve është e hapur”, tha Dumani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akil: 19/12/2022 22:25

    Lufte kunder CDO zyrtari???? Ja dhe pyka i radhes. Nuk kemi nevoje per "cso" por vetem per ata te lartet: President apo ishpresident; Kryeminister apo ish kryeminister; deputete apo ish deputete, kryetare dhe ish kryetare bashkish, dhe, kuptohet, ministra dhe drejtore apo krere te organeve qendrore e lokale. "Cdo" thote! Injorant.

    Përgjigju
  • Erjoni: 19/12/2022 17:26

    Koha do ta tregoje ket ngrefjen tate. Kemi nje problem ne si popull, kemi kujtesen e shkurter.

    Përgjigju
  • Ilir: 19/12/2022 14:36

    Po nese SPAK tani do ket rezultate shum me te mira, del qe deri tani Kraja paska penguar! A do mbaj pergjegjsi ky per pengesen qe ka sjell me veprimet dhe mosveprimet?

    Përgjigju
  • rroçka: 19/12/2022 14:25

    Kraja flejti gjume se kishte dhene besen tek dy lumpenet salih gerdeci dhe agush cfurku, shpresohne te zgjohesh nga gjumi letargjik o damjano damjani

    Përgjigju
  • Keli: 19/12/2022 12:38

    Bete reforme per te grit sistem dhe jo per tu zene per emra.. kjo tregon qe sistemi eshte grisur

    Përgjigju
  • FABIAN: 19/12/2022 11:17

    Shashka rradhes.... mos e fryni kot me popullin me rrena se do plasi nje moment

    Përgjigju
    • Qytetari: 19/12/2022 13:38

      E drejte, asgje nuk do ndodhi Fabian. Aty ka qene ky prokuror edhe me perpara, si gjithe te tjeret.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë