TIRANE- Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Ndërtimeve Informale, ka bërë publike emrat e 480 personave për të cilët janë përfunduar procedurat dhe mund të paraqiten për të tërhequr lejet e legalizimit. “Drejtoria Rajonale Tirana 1 njofton qytetarët që gjejnë emrin në listën e mëposhtme që të paraqiten pranë zyrave përkatëse për të tërhequr lejet e legalizimit  për ndërtimin e tyre pa leje” thekson ALUIZNI përmes një njoftimi.