TIRANE- Aluizni ka bërë publike listën me 459 pronarët që do të dëmshpërblehen nga qeveria për tokat e zëna nga ndërtimet informale. Dy ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është vendosur edhe për shpërblimin e pronarëve që preken nga ndërtimet pa leje. Në vendimin e qeverisë theksohet se kompesohen të gjithë pronarët për sipërfaqet takuese të pasurive të palujtshme pronë private që preken nga ndërtimet informale.
/Shqiptarja.com












