TIRANE- Drejtori i Përgjitshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ka qenë dje në Rrashbull ku ka shpërndarë më shumë se 1200 leje legalizimi. Në këtë aktivitet të organizuar nga ALUIZNI mori pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni si dhe kandidati i mazhorancës për Bashkinë Durrës, Vangjush Dako si dhe drejtori i ALUIZNI Durrës z. Flamur Gjuzi. Lame tha gjatë aktivitetit tha se ALUIZNI e pati të vështirë për të vënë një numër tek tabela sepse rritej përditë, duke bërë që numri i legalizimeve të shkonte në 1,200.

“Zona e Rrashbullit është një nga komunat më të mëdha të vendit dhe që i bashkëngjitet tashmë Bashkisë së re Durrës dhe duke patur problematika të gjithë farëllojshme duke filluar që nga ato bregdetare, duke vazhduar me ato kodrinore, duke vazhduar me të fushës, duke vazhduar me zona industrial e kështu me rradhë. Është pjesa ndoshta më vitale që i bashkëngjitet Durrësit të ri.