AMA favorizon piraterinë televizive

AMA favorizon piraterinë televizive
(Reagim i disa kompanive televizive
)
Prej vitesh,AMA ka lejuar piraterine televizive , pa nderhyre ne tregun mediatik për të disiplinuar transmetimet qe vidhen nga televizionet kombetare apo dhe televizioneve te tjera

Deri tani AMA, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë asnjë nismë, por ka shprehur vetëm pafuqinë për të zbatuar ligjin për të gjithë keta operatorë , deri dje në rrethe, dhe sot, nga pasiviteti i AMA-s, pandëshkueshmëria përballë ligjit, kanë gjetur kurajo të vjedhin dhe piratojnë programe edhe në Tiranë. Televizionet analogë dhe platformat dixhitale kanë programe dhe kanale të tyre;

Nje pjese e mire e programeve duke nisur nga ndeshjet sportive , filmat etj ritransmetohen nga kanalet e këtyre TV, shumica duke shkelur ligjin, pa licensë dhe të pashqetësuar nga ndonjë veprim i AMA-s. Ndërsa televizionet kombëtare blejne të drejtat e transmetimit, prodhojnë programet e tyre, paguajnë detyrimet në shtet dhe ndaj vetë AMA-s në mënyrë që kjo e fundit të kryejë funksionet e saj në treg për të ndaluar piraterinë dhe konkurencën e paligjshme. Shumica e operatorëve, piratojnë programet e kanaleve të mëdha televizive, pa patur një kontratë me TV kombëtare të cilave ua vjedhin programet, pa paguar detyrimet ndaj shtetit dhe AMA-s, madje një pjesë e mirë pa patur as edhe licensë transmetimi.

AMA përmes kryetares Endira Bushati ka ngritur pretendimin se nuk ka kapacitete për të ndjekur dhe monitoruar veprimtarinë e ketyre televizioneve në të gjithë vendin, ndërkohë që është pikërisht ky institucion që gjatë 5 viteve të drejtimit nga zonja Bushati, ka licensuar një numër të paprecedent televizionesh , duke shkelur kriteret e licensimit, një prej të cilëve është edhe ai i pajisjes paraprake me një kontratë transmetimi të programeve me operatorët ose platformat që veprojne ne treg.

Në këtë rast, televizionet Top Channel, Klan, platformës Digitalb dhe televizionet e tjera të rëndësishme në vend. Për të mos folur për mungesën e kontrollit dhe ndëshkimit për të gjithë ata operatorë pa licensë, që përveçse veprojnë në kushte ilegjitimiteti, vjedhin dhe piratojnë ditën me diell programet dhe aktivitetet e televizioneve kombëtare dhe platformës Digitalb, duke cenuar rëndë investimin e rëndësishëm të këtyre të fundit dhe duke u shkaktuar një dëm ekonomik operatorëve televizive, por edhe vetë shtetit.

Kjo tregon se AMA është jofunksional, i pamundur për të respektuar ligjin dhe detyrimet që ka ndaj tregut dhe televizioneve që respektojnë të gjitha kriteret dhe ligjet. Në rastin tjetër, duke gjykuar nga inaktiviteti i AMA-s përballë vjedhjes dhe piraterisë flagrante, lind dyshimi se gjithshka bëhet me qëllim, për interesa private dhe për të favorizuar subjekte të caktuara në treg, me edhe pa licensë!

Shkrimi u publikua sot (11.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030