TIRANE - Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme, diskuton projektligjin për “Ndryshime në organikën dhe strukturëën e Autoritetit të Mediave Audiovizive”. Kjo pasi ky institucion i ka kërkuar Parlamentit shtimin e 5 punonjësve.
Gjatë mbledhjes së sotme, deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino u shpreh se kjo kërkesë për shtimin e punonjësve të AMA-së vjen pas miratimit të buxhetit të vitit 2015, dhe për të bërë ndryshime të tilla preket buxheti i qeverisë. Në këtë kontekst, Fino ka shtuar se nëse do të bëhet një ndryshim i tillë duhet të bëhet me miratimin e Ministrisë së Financave.
“Duhet të mbajmë mend se miratuam buxhetin e 2015 si dhe numrin e punonjësve. Çdo shtesë e punonjësve prek buxhetin dhe duhet të merret mendim i Financave. Në çdo shtesë në institucion duhet të jetë e rakorduar.” u shpreh deputeti i PS
Nga ana tjetër, Fino u shpreh se nëse do të duhet të shtohen punonjësit në AMA, atëherë duhet të shtohet numri i monitoruesve dhe jo i sekretarëve siç kërkohet nga ky institucion. Kjo pasi sipas Finos, montuesit janë shumë më të rëndësishëm se sa sekretarët, sepse bëjnë rreth 80% të punës në AMA.
“Shtesa që kërkohet nga AMA është 5 punonjës , për të gjitha institucionet është pyetja: A do kemi sekretar të përgjithshëm në çdo institucion? Për mua të rëndësishëm janë monitoruesit. Hajde të shtojmë ata. Nuk ka pse të ketë zëvendësi yt sekretar dhe as sekretari i përgjithshëm. Sekretar s’kanë as deputetët. Të bëhen 8 monitorues pasi 80 përqind të punës e bëjnë monitorusit. Pra nga 6 të bëhen 8.” theksoi Fino
Por sipas kreut të AMA-s Genti Sala ndryshimet e kërkuara janë të nevojshme, ashtu si dhe shtesa për 2 sekretarë. Të njëjtin mendim shprehu edhe deputeti tjetër i PS Pandeli Majko i cili kërkoi miratimin e projektligjit ashtu siç është paraqitur në Komisionin e Ligjeve.
“Mmendojmë se dy shtesat për sekretar janë të nevojshem.” Tha Kreu i AMA-s
“Ta orientojmë diskutimin jo te paradhoma dhe sekretarja me buzëkuq por në kontekstin e asistentit, ndihmësit. Une jam që të miratohet kështu siç është.” tha Pandeli Majko
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com