AMA i heq licencën "Alsat" e 14
kabllorëve: Nuk shlyen detyrimet  

Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka hequr licencën televizionit satelitor "Alsat" si dhe 14 operatorëve kabllorë që ofrojnë shërbim mediatik audioviziv. Në mbledhjen e zhvilluar sot, AMA vendosi heqjen e licencave për pesë operatorë dhe bëri të pavlefshëm licencën për tetë subjekte të tjera.

Krahas tv "Alsat" që i hequr licenca, kabllorët të cilët kanë patur të njëjtin fat janë "Sky Digital", “Veleçiku", "Apollnet" dhe "Bajrami Net”.
 
Ndërsa për tetë subjektet e tjera, "Tv 11", "Tv 2A”, "Tv 7", "Cable Albania Kombi”, “Tv Kabllor Kombi”, “Cable Albania Shkodër”, “Tv Era” dhe "Tv Përmeti", AMA ka vendosur pavlefshmërinë e licencës.
 
Masat e AMA-s vijnë si ndëshkim për shkeljen e afateve në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes.
 
Gjithashtu AMA vendosi që mbledhjen e ardhshme të kalojë në sitë të gjithë operatorët kabllorë, për shlyerjen e detyrimeve ligjore.

AMA ka kërkuar rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për zbatueshmërinë e ligjit në drejtim të shlyerjeve të detyrimeve financiare brenda afateve ligjore të parashikuara. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku prej 2 javësh e shtruar në Spitalin Psikiatrik të New Yorkut, nuk pranon të marrë mjekim

Parashqevi Simaku prej 2 javësh e shtruar në Spitalin Psikiatrik të New Yorkut, nuk pranon të marrë mjekim