AMA i tërheq vëmendjen Tv Klan:
‘Zonë e Lirë’ në limitet e pornografisë

AMA i tërheq vëmendjen Tv Klan:<br />‘Zonë e Lirë’ në limitet e pornografisë
AMA i tërheq vëmendjen televizionit kombëtar Klan për shkelje të rënda etike në emisionin “Zonë e lirë”.
 
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Autoriteti i Mediave Audiovizive thotë se i ka dërguar një shkresë Televizionit kombëtar Klan pas transmetimit dhe ritransmetimit të emisionit “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan në datat 29 dhe 30 Prill 2016.
 
Sipas AMA-s, gjatë emisioni ka patur shkelje flagrante, që në thelb, ngrinin shqetësimin e rregullave të etikës në transmetimet televizive.
 
Pas shqyrtimit të përmbajtjes nga ana e Këshillit të Ankesave, duke iu referuar pjesës së emisionit, nga ora 21:05-22:30, AMA thekson se u evidentuan shkelje gjatë bisedës mes dy të ftuarave dhe moderatorit.
 
Sipas AMA-s, janë përdorur shprehje të papërshtatshme, gjeste dhe performanca që shkelin etikën, të palejueshme për orarin e transmetimit.
 
“Pavarësisht vendosjes së shenjës paralajmëruese (-16), gjatë emisionit mungonte kërkesa e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur e moderatorit për largimin e fëmijëve nga ekrani. Madje, pati kërkesa të vazhdueshme për përsëritje të skenave dhe gjesteve që janë në kufijtë e pornografisë”, thuhet në vërejtjet e AMA-s.
 
Ritransmetimi i emisionit, vijon AMA, në datë 30 Prill 2016, nga ora 11:11, si dhe përfshirja e një kronike informative në edicionet e lajmeve në televizionin kombëtar “Klan” mbi performancën e dy të ftuarave në emisionin “Zonë e Lirë”, është në shkelje të plotë të Kodit të Transmetimit.
 
Në këto kushte, mbështetur në nenin 33, pika 1, gërma (d) dhe (e) të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe në Kodin e Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parime themelore”, Seksioni 4, “Transmetimi i programeve informative” pika 4.8, “Seksioni 5, “Programet kulturore argëtuese, filmat dhe fëmijët”, si dhe në zbatim të nenit 133, pika 1, germa a;
 
-duke pasur parasysh kohën kur programi është emetuar në një televizion me licencë kombëtare e me impakt në publik;
 
AMA i ka tërhequr vëmendjen për të mos përsëritur raste të tilla, që bien ndesh me ligjin dhe Kodin e Transmetimit, në të kundërt, Autoriteti do të ndjekë procedurat për sanksion në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit