TIRANE - Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka çuar një kërkesë Këshillit të Lartë të Djretësisë për fillimin e procedurave disiplinore ndaj gjyqtarit Artur Gaxhi, i cili pezulloi zbatimin e vendimeve të AMA-s për liçensimin e rrjeteve numerike private. Ky vendim sipas AMA-s është në kundërshtim me vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë të viti 2013, duke rrezikuar mosrespektimin e angazhimeve ndërkombëtare për kalimin në transmetimet numerike.
Sipas AMA-s, pavarësisht se çështja nuk është në juridiksion gjyqësor, pasi subjektet audiovizive nuk kanë ezauruar ankimin administrativ, kërkesa nga ky gjyqtari Artur Gaxhi nuk u mor parasysh.
Në njoftimin e saj AMA thekson se vendimi për pezullimin e çëshjtes privon gjithë shtetasit shqiptarë nga marrja e shërbimeve të teknologjive të avancuara, duke cënuar liritë themelore të njeriut.
Autoriteti Medias Audiovizive është paditur nga shoqëritë “Digitalb” sh.a., “Top Channel” sh.a. dhe “Media 6” sh.a.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com