TIRANE- Grupi parlamentar socialist i zhvilluar dje nën drejtimin e kreut të PS, njëherësh dhe kryeministër Edi Rama ka diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbahet ndaj AMA-as, kreut si dhe anëtarëve të këtij institucioni.
Mësohet se nuk është marrë vendim nga ana e grupit parlamentar të PS në lidhje me shkarkimin e kryetares së AMA-s Endira Bushati dhe as për anëtarët e tjerë, pavarësisht se u ka skaduar afati ligjor i qëndrimit në poste, por do mbështetet amendamenti i bërë nga nënkryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Alfred Peza. Mësohet se në mbledhjen e grupit të PS ditën e djeshme është diskutuar dhe vendosur që t’i delegohet gjithçka komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Ndërkohë s’ka kaluar pa u bërë prezent dhe debati që ka shpërthyer mes deputetit e kryetarit të Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku dhe ish-kryetares së Kuvendit, aktualisht deputete e thjeshtë e PD, Jozefina Topalli në atë dialog të fortë publik përmes SMS-ve. Kreu socialist Rama në mbledhjen e djeshme të grupit i ka kërkuar kreut të PKD Mark Frroku por dhe deputetëve të tjerë socialistë që të kenë kujdes me etikën ndaj kolegëve por dhe në deklarimet poblike, pasi koalicioni qeverisës i udhëhequr nga PS dhe në përbërje të të cilit janë dhe partitë aleate, është një koalicion serioz që nuk ndërton strategjinë e vet politike mbi mungesën e etikës dhe problemeve me kundërshtarin, por mbi bazën e vlerave, punës, etikës dhe respektit ndaj qytetarëve, por dhe kolegëve politikanë.
Ajo që me sa duket ka rezonuar në mesazhin telefonik që Frroku i ka dërguar Topallit në përgjigje të akuzave të saj se deputeti i PKD është i dënuar në Belgjikë për krime, ka qënë fjala “grua e përdorur”, që gjithsesi nga Frroku është përdorur në kuptimin e përdorimit politik. Gjithsesi Rama ka kërkuar që etika të jenë në bazë të qëndrimit dhe sjelljes politike të deputetëve dhe zyrtarëve të PS dhe të aleatëve të koalicionit qeverisës. Kreu i PS Rama, teksa është diskutuar për rendin e ditës së seancës plenare të së enjtes ka kërkuar nga deputetët socialistë që të jenë më aktivë në debatet parlamentare, të jenë të përgatitur dhe jo të lihet gjithë barra e debatit dhe e përballjes mbi ministrat aktualë.
Pasi për të, demokratët po tregohen më aktivë në seancat parlamentare, duke mos ndeshur përballjen e deputetëve të PS por vetëm në reagimet e ministrave përkatës, sipas problematikave që debatohen në sallën e Kuvendit. Po në mbledhjen e djeshme të grupit parlamnetar të PS mësohet se është diskutuar në lidhje me mbështetjen që duhet t’i jepet marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për kalimin respektiv të forcave të sigurisë e të forcave ushtarake në territorët respektivë dhe kur ta lypë nevoja.
Shkrimi u publikua sot (04.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com