Amal Alamauddin, e fejuara e George Clooney është fotografuar jashtë kornizave të saj “strikte” si avokate.

Amal është veshur në stil casual duke synuar tek ngjyra e kaftë në pantallonat, çantën, këpucët dhe pallton e saj, me një bluzë T-shirt ngjyrë të bardhë.

Avokatja Amal e thyen stilin e saj me një varëse bizhu kristali në ngjyrë të gjelbër.

amal alamaudin

Me syzet ka krijuar hije të mëdha drejt syve, ndërsa për diellin mbi kokë nuk do t’ia dijë shumë.

Në gisht i bie në sy unaza e saj e shtrenjtë, e cila shkoi në vendin e saj para pak javësh.

Ndërsa planet e tyre për martesë ende nuk janë publike, por çifti parapëlqejnë një vend larg kamerave.