Amaneti i fundit i Ibrahim Kodrës?
Eshtrat e tij do të prehen në Tiranë

Amaneti i fundit i Ibrahim Kodrës?<br />Eshtrat e tij do të prehen në Tiranë
Ndonëse banorët e Ishmit kundërshtuan para disa ditësh, zbatimin e vendimit të Bashkisë së Durrësit për zhvarrosjen e eshtrave të mjeshtrit të madh Ibrahim Kodra, Ministria e Kulturës ka vendosur të plotësojë amanetin e fundit të tij.

Eshtrat e artistit “Ibrahim Kodra”, do të prehen në memorialin në Kodrat e Liqenit, në krah të figurave të nderuara të kombit si Faik Konica dhe vëllezërit Frashëri.
Sipas Ministrisë së Kulturës ceremonia në nder të piktorit të madh i cili mban edhe titullin “Nderi i Kombit”, do të mbahet në datë 12 shkurt.

“Sqarojmë se pranë Ministrisë së Kulturës është depozituar kërkesa e z. Behgjet Pacolli dhe z. Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës, lidhur me plotësimin e vullnetit të fundit të vetë piktorit të madh me titull “Nder i Kombit”, Ibrahim Kodra që të prehej në Tiranë, në një vendndodhje ku të vizitohej nga bashkëatdhetarë të shumtë të tij. Ky vullnet i artistit Kodra, si pasojë e një moskoordinimi, nuk u plotësua dhe eshtrat e tij sot prehen në Ishëm të Durrësit,” thotë ministria e Kulturës.

Ndërsa  Memoriali i vendosur në Ishëm në varrezen aktuale të Mjeshtrit Kodra do të qëndrojë aty dhe do të plotësohet me një pllakë përkujtimore ku do të shkruhet: 
“Ishmi ështe krenar për birin e vet, piktorin e madh, nderin e kombit ibrahim kodra (1918-2006), që tani prehet sipas vullnetit të tij të mbramë në tiranë, pranë figurave të shquara të kulturës kombëtare.”

Por zvarrosja e eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra, është pritur me zemërim nga banorët e Ishmit, të cilët thonë se amaneti i fundit i tij ka qenë të prehej në vendlindje.

protesta ibrahim kodra

Për këtë arsye dhjetra banorë protestuan dy ditë më parë para varrit monumental të Kodrës, i cili gjendet përballë hyrjes së Kalasë së Ishmit në Durrës, duke penguar edhe punonjësit e bashkisë që të zbatojnë vendimin.

Sabri Kodra, i afërm i të Ibrahim Kodrës  u shpreh se ka qenë vetë piktori që ia ka lënë amanet që të prehet në vendin e lindjes. Banorët dhe kreu i shoqatës “Ibrahim Kodra” të Ishmit thanë se nuk do të lejojnë ata që i vodhën pikturat t’i vjedhin edhe eshtrat.

ibrahim kodra

Ibrahim Kodra ndërroi jetë në 7 shkurt 2006 në Milano të Italisë, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U përfolën se ishin ndarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen në krahët e njëri-tjetrit

U përfolën se ishin ndarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen në krahët e njëri-tjetrit