Amaneti i Kodrës: Më varrosni në
vend të bukur Tiranë ose Durrës

Amaneti i Kodrës: Më varrosni në<br />vend të bukur Tiranë ose Durrës
Një letër që avokati i Ibrahim Kodrës, Fabio Granello, ia ka dërguar ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, në 10 dhjetor 2007, zbulon se cila ka qenë dëshira e Ibrahim Kodrës për varrimin e tij pas vdekjes. Ndërsa në intervistat e rrëfimet e tij mes miqve dhe gazetarëve, sa ishte gjallë, Mjeshtri i pikturës europiane Ibrahim Kodra shprehej se dëshira ishte “të varrosej në vendlindjen e tij në Ishëm”, kjo letër tregon se dëshira e tij e fundit ka qenë që të varroset “në një vend të bukur në Tiranë apo në Durrës”.

Avokati italian Fabio Granello është ngarkuar nga Fatos Faslliu, president i Fondacionit “Ibrahim Kodra” dhe zbatues i testamentit të Mjeshtrit për të biseduar me ish kryeministrin shqiptar, Sali Berisha për përmbushjen e dëshirës së Mjeshtrit Kodra dhe zhvendosjen nga Ishmi. Në letër, sipas avokatit Granello, një nga arsyet e zhvendosjes nga Ishmi ka qenë lënia jashtë vëmendjes së varrit të Ibrahim Kodrës. Sipas letrës së avokat Granello-s është “Në një vend ku, jo vetëm nuk do të kishte dashur të varrosej, por edhe që nuk i përgjigjet siç duhet famës dhe nderit të tij.”

Ja letra e përkthyer në shqip nga Redaksia e Shqiptarja.com

“I nderuar zoti kryeministër
Sali Berisha
Kryetar i Këshillit të Ministrave
Shqipëri



Milano, 10 dhjetor 2007

Rreptësisht personale

Varrimi i Ibrahim Kodrës


Jam ngarkuar nga zoti Fatos Faslliu, president i Fondacionit “Ibrahim Kodra” dhe zbatues i testamentit të Mjeshtrit, që t’iu komunikoj sa më poshtë vijon. 
Detyra ime nuk është vetëm profesionale. Unë kam qenë vetë i pranishëm, bashkë me tre persona të tjerë, gjatë shprehjes së dëshirës nga ana e Mjeshtrit lidhur me varrimin e tij. Ai disa herë i kërkoi zotit Fatos Faslliu të shkonte në Shqipëri për t’u takuar me ju, në mënyrë që, me cilësinë e kryeministrit dhe të një njeriu që gëzonte vlerësim të lartë nga Mjeshtri, të merrnit masa drejtpërsëdrejti për t’i siguruar atij një varrim dinjitoz “në një vend të bukur në Tiranë apo në Durrës”.

Për fat të keq, sikurse ju e dini mirë, aktualisht Mjeshtri është vendosur në një vend ku, jo vetëm nuk do të kishte dashur të varrosej, por edhe që nuk i përgjigjet siç duhet famës dhe nderit të tij.

Për këtë, mendoj se, për kujtimin e Mjeshtrit, për dëshirat e shprehura prej tij dhe për nderin e Shqipërisë, që është në prag të ndërmarrjes së hapave të mëdha drejt Evropës dhe NATO-s, vendi juaj duhet të angazhohet për t’i realizuar një varrim të nderuar një figure, që mund t’iu sigurojë prestigj dhe vlerësim në botën mbarë.
Në të kundërt, do të ishte në dëm të madh për imazhin e Shqipërisë në rast se opinioni publik dhe evropian do të mësonte për situatën e tanishme.
Sa më sipër, ju lutem të zbatoni vullnetin e Mjeshtrit Kodra, që ju caktoi juve dhe zotin Faslliu për të plotësuar këto kërkesa.
Ju ve në dijeni që, sa më sipër do të jetë objekt i një bisede me konsullin, zotin Topallaj, në Milano.
Ju përshëndes përzemërsisht, me shpresën se idealet e përbashkëta politike dhe shoqërore do të kontribuonin për të realizuar atë çka është kërkuar. 

Avokat
Fabio Granello”

letra ibrahim kodra

letra ibrahim kodra


(Letra e avokatit të Ibrahim Kodrës drejtuar kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha)


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë